TIRANE-Një ditë pas shpërthimit të transformatorit elektrike dje në autostradë ku humbi jetën një punëtor dhe dy të tjerë u plagosën policia ka arrestuar inxhinierin e firmës private Robert Dauti. 36-vjeçari ishte i pranishëm në momentin e shpërthimit. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.
"Nga shërbimet e Komisariatit nr. 6 arrestua në flagrancë shtetasi Robert Dauti 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi ditën e djeshme në firmën ku ky shtetas ishte punonjës, si pasojë e shpërthimit të një transformatori elektrik gjeti vdekjen person dhe u plagosën dhe dy të tjerë" njofton policia.
Ngjarja ndodhi dje në autostradën Tiranë-Durrës, ndërsa viktima është punëtori Gjergji Sula, në gjendje të rëndë në QSUT janë Fari Çollaku dhe Andi Bojni 22 vjeç.
Policia thotë se transformatori shpërtheu si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa në një reagim më të detajuar për ngjarjen, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sqaroi se: Një kompani private, ishte duke kryer punime në autostradë, ku dy punëtorë të kësaj firme kanë shkurtuar distancën me linjën 110 kV të OST, çka ka shkaktuar masë.