FUSHE-KRUJE- Tre persona janë arrestuar nga policia dhe dy të tjerë  janë shpallur në kërkim pas vdekjes së një punëtori dhe plagosjes së një tjetri nga shpërthimi me eksploziv paraditen e djeshme në guroren e Kurçajt në Nikël.

Për ngjarjen u arrestuan përfaqësuesi ligjor i gurores Neritan Jaupi 42 vjeç dhe dy punëtorë të firmës B. C. 32 vjeç dhe G. D. 48 vjeç, ndërsa në kërkim u shpallën administratori K. M. 34 vjeç nga Tirana dhe drejtuesi teknik A. K. 66 vjeç, banues po në Tiranë.

Si pasojë e shpërthimit me tritol në gurore humbi jetën Asllan Jaupaj 55 vjeç dhe mbeti i plagosur Gani Demushaj 55 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi dje paradite rreth orës 11:00, por policia reagoi duke e bërë publike vetëm pasi kishte dalë në media në mbrëmje.

Kjo kompani ishte e pajisur me licencë, por burime konfidenciale thanë për Report Tv se shpërthimi gjatë montimit të minave elektrike është bërë pa marrë një autorizim në autoritetet përkatëse, pasi një gjë e tillë bëhet kundrejt një pagese në bankë