Shpërthimi në Bejrut/ Libani kërkon nga Interpoli arrestimin e dy rusëve

Shpërthimi në Bejrut/ Libani kërkon nga Interpoli arrestimin e dy rusëve

Libani kërkoi nga agjencia ndërkombëtare e policisë Interpol të lëshojë urdhër-arrestime për kapitenin dhe pronarin rus të anijes, që kishin dërguar nitrat amoni në Bejrut, - raporton agjencia libaneze e lajmeve NNA.

Në muajin gusht ngarkesa me kimikate thuhet se u bë shkak i një shpërthimi masiv në portin e Bejrutit, i cili la afro 200 njerëz të vrarë, mijëra të plagosur dhe shkatërroi qendrën e qytetit.

Autoritetet kanë thënë se afro 3,000 tonelata nitrat amoni – një material që përdoret për pleh, por edhe eksploziv – janë ruajtur në kushte të këqija në portin e Bejrutit për vite me radhë.

Është e paqartë se si dhe pse është braktisur ngarkesa në Bejrut.

Afro 20 persona janë arrestuar në Liban pas shpërthimit të 4 gushtit, përfshirë zyrtarë të portit dhe doganave.

Rhosus, një anije mallrash me flamur moldav, që lundronte nga Gjeorgjia në një fabrikë eksplozivi në Mozambik, thuhet se i ka dërguar materiet në Bejrut në vitin 2013.

NNA nuk i dha emrat e dy burrave, ndaj të cilëve kërkohet urdhër-arrest, por shtetasi rus, Boris Prokoshev, ka qenë kapiteni i anijes që ka lundruar në Bejrut më 2013. Prokoshev besohet të jetë në Rusi.

Igor Grechushkin, biznesmen rus që banon në Qipro, besohet se ka qenë pronari.

Rhosus nuk është larguar kurrë nga Bejruti, për shkak të një mosmarrëveshje ligjore mbi tarifat e portit dhe defektet e anijes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar

2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar