Shpërthimi në Detin Kaspik, kompania e naftës SOCAR mohon akuzat, u shkaktua nga një vullkan

Shpërthimi në Detin Kaspik, kompania e naftës SOCAR mohon akuzat, u shkaktua nga një vullkan

Ishulli i formuar nga shpërthimi

AZERBAJXHAN- Shkaku i shpërthimit të fuqishëm ditën e djeshme në Detin Kaspik dyshohet të ketë ndodhur nga shpërthimi i një vullkani.

Mediat vedase raportojnë se nga shpërthimi i vullkanit, ditën e sotme është fotografua ekzistenca e një ishulli të ri në sipërfaqje, që u formua nga dalja e llavës së vullkanit dhe baltës.

Fillimish u raportua se shpërthimi ndodhi pranë një platforme nafte në brigjet e Azerbajxhanit (SOCAR), por kompania shtetërore e naftës edhe ditën e sotme ka mohuar këto akuza.

Nëpërmjet një deklarate, kompania Socar bëri me dije se është zbuluar një vullkan balte.

“Një vullkan baltë ku ndodhi djegia natyrore, është gjetur 30 km larg bregdetit midis vendbanimit Alat dhe qytetit Neftchala," tha SOCAR nëpërmjet një deklarate.

 

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione

Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione