ELBASAN - Hamit Ibro, 69 vjeç është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesë katësh në qytetin e Elbasanit.Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet nën rrënojat e godinës.
Ai rezultonte i zhdukur që prej momentit të shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vijuan për orë të tëra kërkimet për gjetjen e tij nën rrënojat e pallatit. Ngjarja e rëndë u shënua të mërkurën (4 nëntor), ku rreth orës 14:00, apartamenti i 69-vjeçarit u përfshi nga flakët - paraprakisht dyshohet si pasojë e bombolës së gazit.
Flakët u përhapën edhe në pjesë të tjera të kateve dhe kjo bëri që fëmijë, të rritur dhe të moshuar të evakuoheshin menjëherë, përveç një 82-vjeçareje që nuk arriti dot të dilte nga godina e cila u përpi nga zjarri.
Hatixhe Berisha, e cila jetonte një kat më lartë apartamentit në flakë u nxor e pajetë nga ballkoni me shkallët e jashtme të forcave zjarrfikëse. Ndërkohë 10 të lënduar, mes tyre një fëmijë, u transportuan për mjekim në spitalin e Elbasanit pasi shfaqën probleme për shkak të tymit.
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja në një prononcim për mediat pas mesnate tha se një pjesë e banorëve janë strehuar te të afërmit dhe të tjerët në konviktet e studentëve në Elbasan.
Për vlerësimin e dëmeve dhe sigurinë e godinës pritet edhe ndërhyrja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit.
"Pritet që në terren të mbërrijnë edhe strukturat e Institutit të Ndërtimit për të verifikuar gjendjen e strukturës së pallatit në tërësi. Sipas vlerësimeve paraprake të inxhinierëve, njëri prej sektorëve është bërë i pabanueshëm, por problematika strukturore janë konstatuar edhe në pjesën tjetër të pallatit”, u shpreh Llatja.
Pallati 5 katësh në lagjen “Qemal Stafa” është ndërtuar në vitet ’70-’80 gjatë kohës së komunizmit. Në këtë pallat ishin 15 familje, 3 prej të cilave ndodhen në emigrim.
lajm ne perditesim....
Mure të shembura, tulla, beton dhe xhama të thyer, kjo është panorama e pallatit pesëkatësh në Elbasan një ditë pas shpërthimit të fuqishëm.
Lagjja ku ndodhi ngjarja e rëndë është kapluar nga heshtja, teksa në zonë ndodhet shërbimi zjarrfikës dhe uniformat blu.
Nga pamjet që Report Tv sjell mëngjesin e sotëm në mesin e rrënojave shihen edhe orendi dhe objekte të djegura si pasojë e zjarrit që u përhap me shpejtësi në gjysmën e godinës.
Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja ka dhënë detaje pas mesnate mbi situatën në apartamentin e përfshirë nga zjarri në Elbasan ku një pjesë e godinës pësoi dëmtime të rënda strukturore.
Llatja tha se një pjesë e banorëve janë strehuar te të afërmit dhe të tjerët në konviktet e studentëve në Elbasan.
Për vlerësimin e dëmeve dhe sigurinë e godinës pritet edhe ndërhyrja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit.
“Zjarri është fikur. Aktualisht, të gjitha familjet janë evakuuar dhe nuk ka asnjë familje në pallat. Pjesa më e madhe e banorëve janë strehuar te të afërmit, ndërsa pjesa tjetër në konviktet e studentëve në Elbasan.
Pritet që në terren të mbërrijnë edhe strukturat e Institutit të Ndërtimit për të verifikuar gjendjen e strukturës së pallatit në tërësi. Sipas vlerësimeve paraprake të inxhinierëve, njëri prej sektorëve është bërë i pabanueshëm, por problematika strukturore janë konstatuar edhe në pjesën tjetër të pallatit.”- u shpreh Llatja.








Komente
Komento