Report TV ka siguruar pamjet e shpërthimit me lëndë plasës në një lokal në vendin e quajtur rruga e Kallmetit në Lezhë, ngjarje kjo e ndodhur mbrëmjen e 13 shkurtit.

Në pamje duket një person i cili po largohet në drejtim të lagjes 'Skënderbeg', me vrap vetëm pak momente pas shpërthimit.

Personi që ka vendosur lëndën plasëse ka qenë i veshur me rroba të zeza, ndërsa ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij.

Kujtojmë se shpërthimi me lëndë plasëse ndodhi rreth orës 21:45 në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit” në Lezhë. 

Sipas policisë lënda plasëse e cila dyshohet të jetë e llojit tritol u vendos në lokalin e marrë me qira nga shtetasi V.Sh.,banues në fshatin Mërqi të Lezhës.

Në momentin e ngjarjes biznesi ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur persona brenda, ndërsa nga shpërthimi u thyen xhamat edhe të disa objekteve të tjera aty pranë.

1613572202_Screenshot1001.jpg