TIRANË - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deklaroi në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për stabilizimin e situatës pas sulmit të fundit terrorist në Zubin Potok, duke përfshirë parandalimin e sulmeve të tjera, riparimin e dëmeve emergjente dhe hetimet për përgjegjësit.
Ai theksoi se furnizimi me ujë është rikthyer, ndërsa energjia elektrike nuk ka pasur ndërprerje falë reagimit të strukturave shtetërore.
'Realisht në një masë të madhe e shpjeguat ju. Jemi në tri faza. E para është stabilizimi i situatës në sigurisë në parandalimin e sulmi tjetër. E dyta sanimi i dëmeve emergjente të shkaktuara nga sulmi. E treta është hetimet mbi atë çka ndodhur, kush e ka realizuar, shtysi apo përgjegjësi. Furnizimi me ujë është stabilizuar. Ka pasur ndërprerje pasi natën e kaluar kemi bërë sanim shtesë të kanalit dhe tani çdo anë e Kosovës ka furnizim me ujë. Sa i takon energjisë elektrike nuk ka pasur ndërprerje për shkak të reagimit të strukturave shtetërore. Kjo realisht është arrit situata stabilizimit pas një angazhimi jashtëzakonisht serioz dhe profesional të shtetit dhe shoqërisë. Iu dha një përgjigje Serbisë që qëndron pas këtij sulmi.'
Sveçla akuzoi qeverinë serbe dhe presidentin Aleksandar Vuçiç për mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj grupeve terroriste që veprojnë në veri të Kosovës, përfshirë "Mbrojtjen Civile" dhe "Brigadën e Veriut". Ai identifikoi Milan Radoiçiçin si lider në terren të sulmit në Banjskë, duke kërkuar arrestimin e tij.
'Ne kemi të ndaluar mbi 10 persona, të arrestuar 3 të cilët janë prapa grilave. Po punojmë për identifikimin e atyre që janë të angazhuar dhe rekrutuar për këtë akt terrorist. Pres shumë shpejt të kemi rezultate duke qenë se kontigjenti që përballemi në numra më i limituar se më herët. Kemi adresat e duhura që duhet ti targetojmë. Janë dy organizata të cilat institucionet e Kosovës i kanë shpallur terroriste, mbrojtja civile dhe Brigada e veriut. Për shkak të veprimit të tyre terrorist janë shpallur nga qeveria e Kosovës. Të dyja mbështeten nga qeveria e Beogradit. E dimë se kjo është adresa. Ata të cilët që janë të inkuadruar domosdoshmërisht do hetohen nga institucionet e Kosovës. Ky sulm terrorist, duke parë edhe mos gatishmërinë e Beogradit që të ndryshojë që Serbia të demokratizohet, të marr kahjen e duhur për shtet demokratik.'
Sveçla akuzoi qeverinë serbe dhe presidentin Aleksandar Vuçiç për mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj grupeve terroriste që veprojnë në veri të Kosovës, përfshirë "Mbrojtjen Civile" dhe "Brigadën e Veriut". Ai identifikoi Milan Radoiçiçin si lider në terren të sulmit në Banjskë, duke kërkuar arrestimin e tij.
'Radoiçiçi është pjesë e grupeve, lideri në terren i sulmit në Banjskë. Ai është i paevitueshëm dhe në këtë rast. Serbia në njërën anë flet për bashkëpunim dhe në anën tjetër nuk arreston Radoiçiçin. Por edhe fakti që endet i lirë në Serbi. Kjo është dorë e Beogradit. Nuk janë veprime që bëhen nga individë të frustruar apo grupe aventurierësh. Pas dështimit me protesta të dhunshme, apo bllokimit me barrikada apo sulmit në Banjskë. Policia ka qenë e sulmuar 107 herë. Pastaj kaluan në një fazë tjetër shumë të rrezikshme. Sulm terrorist ndaj infrastrukturës kritike. Minimizuam impaktin e sulmit. Jemi të mobilizuar që gjëra të tilla të mos përsëriten. Të minimizojmë shanset që këto terroristë të përsëritin këto ngjarje.'
Ministri kërkon dorëzimin e Radoiçiç për të bashkëpunuar me Serbinë.
'Ne në vazhdimësi marrin informata të detajuara, deklaratat e Vuçiç janë jo vetëm irrituese, por edhe gënjeshtra ordinere. Shfaqte uniforma solemne që i sekuestruar në një lokacion. Kishte dhe armë të gjatë, bomba dore, raketa, kishte këto insigna ruse që vendosen në uniforma. Sa i takon, atyre nuk iu përshtatet kjo. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë duke dorëzuar Radojiçiçin. Bëhet mes vendeve fqinje dhe demokratike. Jo që njëra të financojë dhe të armatos grupet terroriste që të dëmtojnë vendin fqinj. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me faktorin ndërkombëtar. Për hetime të thella që asnjë të mos i ikë drejtësisë. Ndajmë informata dhe pranojmë informata. Nuk ka munguar bashkëpunimi me aleatët tanë në këto raste.'
Sveçla thotë se së shpejti do zbulohet i gjithë skenari, por edhe i sulmeve të tjera.
'Kemi informata, do të dëmtonte procesin shpalosja. Jemi në rrugë të mirë, që të zbulojmë skenarin e këtij sulmi por edhe të sulmeve tjera.'
Ministri paralajmëroi për rreziqet e tensioneve rajonale dhe ndërkombëtare, duke lidhur situatën me konfliktin Rusi-Ukrainë dhe tensionet në Gaza dhe Kinë-Tajvan.
'Nuk do befasohesha që Serbia dëshiron të shfrytëzojë këtë vakum qeverisës në SHBA. Aleati ynë kryesor janë SHBA dhe ky do ishte shans për Vuçiçin. Kemi një polici, kemi një agjenci të inteligjencës, që janë profesionale dhe të zonja që të merren me çdo lloj provokimi, sulmi të Serbisë për këtë periudhën deri në 20 janar kur do bëhet dorëzimi i detyrës. Kjo sjellje e qeverisë kriminale të Beogradit ka të bëjë edhe me gjendjen apo situatën gjeopolitike në gjithë globin. Lufta Rusi-Ukrainë. Ukrainë viktimë e sulmeve ndaj infrastrukturës kritike, ashtu si Kosova. Por edhe lufta në Gaza, edhe realisht tensionimet e mundshme Kinë-Tajvan, i japin shpresa Vuçiç për një rend të ri botëror.'
Mbrëmjen e 29 nëntorit 2024, një shpërthim i fuqishëm ndodhi në fshatin Varagë të Zubin Potokut, duke dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit. Shpërthimi shkaktoi rrjedhje të pakontrolluar të ujit dhe autoritetet ndërmorën menjëherë masa për të stabilizuar situatën. Policia e Kosovës dhe njësitë antiterror po hetojnë rastin, ndërsa dyshohet ky sulm mund të jetë pjesë e një serie veprimesh për të destabilizuar rajonin nga ana e Serbisë dhe për të dëmtuar infrastrukturën kritike të Kosovës.
Deri më tani, autoritetet kanë arrestuar 3 persona të dyshuar, ndërsa mbi 10 të tjerë janë ndaluar për t'u marrë në pyetje. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar përgjegjësit dhe organizatorët e sulmit