TIRANË - Ka rënë pas 5 orësh (në orën 18:00) nga çasti i shpërthimit me tritol godina e kundërshtuar dhe e konsideruar si e paligjshme pranë Fakultetit Ekonomik.
Forcat xheniere të ushtrisë dhe policia, fillimisht me një shpërthim të komanduar me 300 kallëpe lëndë plasëse, kanë arritur të shembin pjesërisht godinën 4-katëshe pranë Fakultetit Ekonomik në Qytetin Studenti. Aksioni i nisur që dje në orën 10:00 ka vazhduar edhe gjatë ditës së sotme dhe shpërthimi është kryer fiks sot në orën 13:10.
Në këtë çast, pas shumë masash paraprake nga ana e policisë, duke futur këtu edhe ndalimin e qarkullimit në pesë rrugë për makinat dhe njerëzit, urdhri i shpërthimit është dhënë nga zv/drejtori i Policisë së Tiranës, Pandi Sulla.

(Në foto: Çaste të rënies së shumëpritur të godinës 4-katëshe).
Xhenierët, që kryen shpërthimin, thanë se nuk mund të bëhej një goditje më e fuqishme, për të mos shkatërruar ndërtesat e tjera rrotull.
Më pas, rreth orës 16:00, një fadromë ka nisur goditjen e kolonave të objektit, për ta rrëzuar pak nga pak.
Proces që ka zgjatur rreth 5 orë dhe më në fund godina, e cila vazhdimisht qëndronte e mënjanuar nga ana lindore, është rrëzuar po në atë anë, aty ku dëmi nga lënda plasëse dukej edhe më i madh.

(Në foto: Fadromat duke pastruar gjatë natës materialet e mbetura pas shpërthimit).
Ministria e Mbrojtjes pas aksionit lajmëroi për përfundimin me sukses të tij, ndërsa ajo e Brendshme njoftoi se gjatë gjithë natës do të punohet për pastrimin e zonës nga mbetjet e godinës së shkatërruar në pronësi të Kol Gjokmarkaj.
Familja Gjokmarkaj pas shpërthimit ka bërë apel për lirimin e familjarëve të tyre (tre vëllezër dhe motra e tyre, për të cilët ishte parashikuar si shtëpi edhe godina e shkatërruar) nga mjediset e policisë, meqë shpërthimi përfundoi. Ata tentuan të futen sot në godinë bashkë me fëmijë.
QENI SHPËTON GJALLË GJATË SHPËRTHIMIT TË GODINËS
Meqë ende ne nuk e kemi në kulturën tonë të kujdesemi për kafshët barazisht si për njerëzit, para shpërthimit janë marrë të gjitha masat që të largoheshin njerëzit, por jo kafshët. Një qen i gjendur tek godina, apo i vajtur më pas aty teksa nuk kishte këmbë njeriu, duket se e ka ndihmuar vetëm fati të shpëtojë shpirtin e tij nga shpërthimi. Teksa tritoli ka plasur dhe shtëllungat e tymit janë zmadhuar, duket mrekulli që një qen, me sa duket rruge, "ka çarë" zonën e rrezikut mirë e bukur, siç duket në këtë foto. E të lehurat e tij ishin mjaft të qarta pavarësisht zhurmës së shpërthimit.

(Në foto: Në rreth qeni, duke dalë gjallë nga vatra e shpërthimit të lëndës plasëse).
ORA 16:00 FADROMA-MATRAPIK NIS GODITJEN E KOLONAVE
Rreth orës 16:00, pranë godinës ka mbërritur një fadronë matrapik, që ka nisur prishjen në anën jugore të godinës, duke dëmtuar kolonat e saj. Inxhinierë të INUK-ut kanë vënë në dukje se prishja do të bëhet edhe në ballkonet e ndërtesës pak nga pak, që të lehtësohet pesha e saj dhe gjatë rënies të mos shkatërrojë objektet e tjera përreth.

(Në foto: Fadroma duke nisur prishjen e kolonave të ndërtesës)
Kjo ndërhyrje e dytë erdhi pas shembjes vetëm të pjesshme me tritol nga forcat e xhenios. Në momentin e shpërthimit kanë qënë rreth 300 kallëpe lënde shpërthyese, që ishin vendosur vetëm sa për ta dëmtuar godinën, jo për ta hedhur plotësisht në tokë, pasi rrezikoheshin ndërtimet e tjera përreth.
ORA 13:55 MB: KAQ SHPËRTHIM ISHTE PARASHIKUAR
Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, shpërthimi sipas parashikimeve. Burime zyrtare konfirmuar për A1 Report dhe Shqiptarja.com se, është realizuar plani për të prishur themelet e godinës pa leje. “Tani godina pa themele do të rrezohet në mekanike”, bënë të ditura burimet e Ministrisë së Brendshme.
Sipas ministrisë, “kaq shpërthim ishte parashikuar, pasi perimetri i dëmeve do ishte më i madh”. Tani do të vazhdohet prishja në mënyrë mekanike e ndërtesës me anë të fadromave. Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se, nuk do të ketë shpërthim të dytë.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
Autostada Tiranë-Durrës, INUK sot natën e pastron nga reklamat