Vlorë-Dy persona janë shoqëruar në polici për shpërthimin i cili ndodhi para lokalit “The Boss” në shëtitoren buzë detit në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës.
Ndërkohë ditën e sotme burime për Report Tv bëjnë me dije se janë shoqëruar dy persona në polici.
Autorët e dyshuar për vënien e tritolit të cilët u kapën nga kamerat e sigurisë nuk kanë pranuar të bashkëpunojmë me policinë.
Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua rreth orës 6:00 më 8 dhjetor 2024. Fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale.
Lokali, funksiononte si bar, restorant e piceri, në Lungomare ishte në pronësi të familjes së Bledar Birçajt i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në 10 maj të vitit 2021 në makinën e tij në lagjen ‘Hajro Çakërri’.
“The Boss” rezulton në pronësi të nënës së Bledar Birçajt, Resmie Birçaj. Më herët ishte dhënë me qira, por ishte rimarrë në administrim së fundmi nga pronarët, vëllezërit e viktimës së eliminuar 3 vjet më parë.