Shpëtim Idrizi jashtë Kuvendit,
KQZ rrëzon kërkesën e PDIU

Shpëtim Idrizi jashtë Kuvendit,<br />KQZ rrëzon kërkesën e PDIU
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi jashtë Kuvendit, ndërsa mandati i 18 në Tiranë i mbetet Partisë Socialiste.
 
KQZ ka rrëzuar kërkesën e çamëve për të shqyrtuar të gjitha materialet zgjedhore, pasi sipas tyre ka pasur shumë parregullsi gjatë numërimit dhe pasqyrimit në tabela të rezultatit.
 
PDIU përmes përfaqësuesit, por edhe Mesila Dodës kërkoi 48 orë për të depozituar të gjitha provat me parregullsitë në KZAZ e qarkut të Tiranës.
 
Por përfaqësuesi i PS në KQZ, Eridian Salianji u shpreh se asnjë komisioner i PDIU-së, nuk ka shënuar kontestime në procesverbal.
 
Kryetari i KQZ e hodhi kërkesën e PDIU në votim, e cila u rrëzua me 4 vota kundër dhe 3 pro. 

Idrizi e humbi mandatin në qarkun e Tiranës për një numër të vogël votash. 

KQZ miratoi tabelën për qarkun e Tiranës me 7 vota pro duke zyrtarizuar rezultatin; PS 18 mandate, 11 PD dhe 5 LSI.

Debatet në mbledhjen e KQZ

Mesila Doda:
Jam për dy arsye këtu; në tabela rezultati nuk është i saktë, pasi është ndryshuar, këtu iu kam sjellë 38 vota, por duhen parë të gjithë.
 
Po kërkohet që mandati i PDIU t’i kalojë një kandidati tjetër. Në materialet filmike që disponojmë ka parregullsi, votat e gjetura nuk janë pasqyruar në tabelë.
 
Qarku i Tiranës të hiqet nga rendi i ditës sot, unë po iu jap të gjitha argumentet që ka pasur parregullsi prandaj kërkoj që të shtyhet miratimi i tabelës për këtë qark. Në materialet filmike që kemi ka skandale, vullneti i 52 shqiptarëve është tjetërsuar.
 
Kërkojmë 48 orë kohë për hetimin

 
Kryetari Zguri:
Nuk është konferencë shtypi, shkoni në seli dhe flisni cfarë të doni. Tabelat origjinale i keni...
 
PS, Salianji: Pamjet filmike nuk kanë lidhje me këtë proces, ne na detyron ligji të miratojmë tabelën përmbledhëse.
 
Përfaqësuesi i saj nuk ka bërë asnjë kontestim në procesverbale, merrni një avokat të mirë për këtë proces. Kjo është cështje ligjore. Nuk mund të thuash kemi foto, kjo seancë nuk është për të shqyrtuar fotot.

 
Zguri:
E hedhim në votim...rrëzohet me 7 vota pro kërkesa e PDIU


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën

“Galaktikët” gati për sezonin e ri, Yamal-Mbappe gati për të marrë skenën