Shpëtim Idrizi-akademikëve: Përfshihuni në debatin mbi falsifikimin e historisë së shqiptarëve të Çamërisë

Vëllimi “Këngë Popullore nga Çamëria” i autorit Fatos Mero Rrapaj ribotohet pas 35 vitesh nga Akademia e Shkencave. Libri vjen për lexuesin në kuadër të 75-vjetorit të Gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, pikërisht në Javën Çame. Në të autori përshkruan historinë e Çamërisë, nëpërmjet këngëve edhe valleve, që Çamëria i ka patur traditë. Mbi vlerat e këtij botimi referuan studiuesit Bashkim Kuçuku, Hajredin Isufi, Irakli Koçollari dhe Shaban Sinani.

 “Kënga popullore çame, e Fatos Rrapaj na mblodhi sot këtu për të promovuar këtë libër, që vjen nga Akademia e Shkencave në formë shkencore, pa prishur strukturën e veprës. Nuk ka pasur familje çame, që mos të ketë hyrë Fatos Mero Rrapaj, i cili ishte një njeri i thjeshtë, një roje në ndërmarrje, që shëtiste gjithë fshatrat ku ishin çamët, me ato tesha që kishte në dimër, ato kishte dhe në verë. Pasioni i tij ka bërë që ne sot të kemi një vepër”, shprehet studiuesi Hajredin Isufi.

Vlera e kësaj vepre që përfshin këngët legjendare, patriotike edhe të gjenocidit, por edhe të mbrojtjes së identitetit çam, janë të mëdha.

“Botimi i këngëve të dashurisë të mbledhura me dashuri nga Fatos Mero Rrapaj, ishte një akt i madh i këtij njeriu. Ndërsa, ribotimi i librit është po aq i rëndësishëm, një akt patriotik, që duhet vlerësuar”, shprehet Irakli Koçollari.

Libri me këngë popullore nga Çamëria kanë një histori.

“Në procesin e përgatitjes për botim kam qenë i pranishëm, si një nga recensentët e librit. Prej atëherë autori më takonte për këtë gjë edhe më rrëfente se çfarë pasurie kishte mbledhur për të. Ndërsa, në vitet ’80 emri i Çamërisë në politikë edhe shkolla fatkeqësisht nuk përmendej”, shprehet ndër të tjera studiuesi Bashkim Kuçuku.  

Risitë që lexuesi mund të gjejë në këtë ribotim i shpjegon studiuesi Shaban Sinani.

 “Nëse do të merrej dikush vetëm me temat që përmban “Kënga popullore nga Çamëria” do të shihet se ka kaluar shumë kufizime. Është bërë një redaktim teknik për këtë libër, kemi punuar  si do të punonte vet autori nëse do të ishte gjallë. Na është dashur që të shtojmë një fjalorth, sepse gjuha e përdorur tek brezat e trashëgimtarëve të shpërngulur nga viset e tyre në Çamëri, në vise të tjera, as në shtëpi nuk e flasin më më. Për këtë arsye na është dashur që ta shtojmë fjalorin”, shprehet studiuesi Shaban Sinani.

Ndërsa, ishte i pranishëm edhe kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU-së) Shpëtim Idrizi, i cili gjatë fjalës së tij ndali tek debati, që Akademia e Shkencave duhet të ngre me historianët grek, mbi falsifikimin e historisë së çamëve.

“Akademia e Shkencave të përfshihet në debat me historianë grek për falsifikimin e historisë për bashkëpunimin e shqiptarëve të Çamërisë me nazistët, në Luftën e Dytë Botërore. Kemi 3 vjet që kemi hyrë në një debat absurd me politikën greke, duke filluar nga Presidenti grek. Kërkojmë që të na gjejnë një foto apo një dokument që çamët kanë bashkëpunuat me nazistët. Gjithashtu Akademia e Shkencave të përfshihet në një debat historik e faktmbledhës me historianët grek, për spastrimin dhe gjenocidin etnik ndaj shqiptarëve të Çamërisë në fundin e Luftës së dytë Botërore. Ky është një detyrim nga Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë për çështjen Çame”, Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU-së.

Ndërkohë, që nuk munguan edhe sugjerimet nga të pranishmit, që në të ardhmen të botohen edhe dorëshkrimet e autorit Fatos Rrapaj.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës