TIRANË- Deputeti i opozitës në Kuvend, Andi Përmeti, i cili inicioi interpelancën me ministrinë e jashtme për rastin e Alvinit, tha se ka pasur më herët disa informacione se "diçka po lëvizte", për këtë arsye ka kërkuar që qeveria të japë "llogari" për 11-vjeçarin në kampin famë keq. Në studion e Report Tv, në emisionin "45 minuta", Përmeti ka vënë theksi te mosekzistenca e shoqërisë civile në Shqipëri, nga e cila ka pasur një indiferentizëm të madh për këtë rast, ndryshe nga ajo italiane, e cila i ushtroi presion të madh qeverisë së shtetit fqinj për ta finaliziar këtë operacion. Përballë gazetarit, Denis Minga, Përmeti tha se shpëtimi i Alvinit, është një tregues se mund të shpëtohen edhe fëmijët dhe gratë e tjera shqiptare që ndodhen në atë kamp, dhe se qeveria duhet të marrë sa më shpejt vendimin për të nisur këtë mision.
"Kisha informacion që diçka po lëvizte, e kisha nga gazetarët e emisionit Italia, që ne u vumë në dijeni. Rama duhet të bënte një falenderim për emisionit, bënë një luftë shumë të madhe duke ndërgjegjësuar të gjithë publikun. Në Itali ka qenë një presion më i madh, nuk kam parë një organizatat të protestojë apo t'i bëjë presion qeverisë", tha Përmeti, teksa solli në vëmendje të gjithë zanafillën e rastit të Alvinit. "Në dijeninë time, i ati që prej 2014 nuk ka reshtur një moment së kërkuari Alvinit, i është drejtua emisionit investigativ në Itali dhe kanë vite që e ndjekin si rast. Emisioni ka rënë në gjurmët e disa turqve që mund ta merrnin kundrejt 250 mijë euro dhe e panë që këto ishin mashtrues dhe më pas u tërhoqën. Fillimisht, i ati e kishte marrë nga Kryqi i Kuq, se Alvini i kishte nisur një letër se ku ishte. Por emisioni ia siguroi takimin, shumë afër kampin, por nuk e mori dot. Sepse personat që jetojnë atje, rreth 70 mijë gra dhe fëmijësh, janë si të burgosur. Është një tip burgu dhe s'mund t'i marrin pas", tha deputeti i 'Bindjes Demokratike'.
Ai shtoi se Shqipëria duhet të marrë shembullin e Kosovës, e cila ka arritur që të tërheqë nga ky kamp 110 persona.

"Janë 37 fëmijë të tjerë shqiptar, në dijeninë time janë 50, por Spiropali tha këtë shifër. 102 gra dhe fëmijë bashkë. U vërtetua që mund të tërhiqeshin, se Kosova ka tërhequr 110. Dhe unë besoj se duhet të arrijmë në nivelin e Kosovës", përfundoi Përmeti në studion e Report Tv.
Komente

