TIRANE - Një fëmijë 5 vjeç ka rrezikuar të mbytet në një nga plazhet private të Sarandës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.1 në Sarandë, ku fëmija me iniciale BB ndodhej në plazh i shoqëruar nga daja i tij. Si pasojë e ngjarjes, fëmija është në gjendje të rëndë dhe u dërgua me urgjencë në Spitalin e Sarandës.

Pas shpëtimit të tij, të miturit i është dhënë ndihma e parë, por megjithatë gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Për këtë, ai është transportuar me helikopter drejt Tiranës për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që rrezikuan jetën e fëmijës 5 vjeçar. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)