Një  73-vjeçar i ardhur nga Brindisi në Portin e Vlorës ka kërkuar të përshkojë udhëtimin e tij turistik me mjetin lundrues kanoe por dallgët e detyrojnë  të qëndrjë  në Karaburun për tre ditë. Giovani Posenti  kishte vendosur që të bënte një guidë me mjetin e tij drejt Gumenicës , por udhëtimi i tij i cili nis të martën nga ujrat e Jonit në Vlorë nuk përfundoi  sipas parashikimeve , pasi dallgët e mëdha dhe erërat e fuqishme e detyrojnë atë të “zbresi” në Karaburun ( Shën Jan ).
 


italiani ne karaburun me logo

I gjendur prej tre ditesh në brigjet e Karaburunit dhe pa asnjë sinjalizim, 73-vjeçari italiani është gjendur ditën e sotme nga një kontoll rutinë i Delta Forcës.
 
Gjatë patrullimit si çdo ditë Delta Forcë duke lundruar në ujrat e Karaburunit kanë vënë re një shtetas të huaj i cili kërkonte ndihmë. Menjëhrë është ngiritur një grup i posacëm kërkim-shpëtimi dhe italiani 73-vjeçar i cili prej tre ditësh qëndrontë në Karaburun pa ushqime dhe pa veshmbathje është shpëtuar.
 
“Jam nisur nga Porti i Brindësit të  hënën në darkë dhe kam zbritur në Portin Vlorës të martën në mëngjes ku menjëhre kam marrë mjetin tim kanoe dhe u nisa direkt për në  drejtim te Gumenicës. Për mua nuk është ndonjë problem që të udhëtoj me kanoe pasi kam udhëtuar edhe herë të tjera por nuk e prisja që të ndeshesha  me erëra dhe dallgë të forta në Kepin e Gjuzës dhe në këtë mënyrë u ktheva në Karaburun ku dhe fjeta per 3 ditë. Jam 73-vjeç dhe nuk e kam aspak të veshtirë të përshkoj këtë rrugë por mjafton të jem në gjëndje të mirë. Pashë të kalojë policia e Delta Forcës  dhe kërkova ndimë. Nga patrulla ishin shumë të sjellshëm dhe me sollën në ambjentet e tyre”, ka thënë Giovani Posenti.



italiani ne karaburun me logo
italiani ne karaburun me logo


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)