'Shpifja'/ Rama dorëzon në Gjykatë 4 padi ndaj Bashës dhe 2 ndaj Berishës

Themelimin e Fondit të Edukimit që do të mbushej me para nga gjyqet që do të fitonte ndaj shpifjeve të opozitës, Rama e njoftoi me jo pak bujë. Por punën për t’i fituar këto para që më pas do t’i përdorë për çerdhe e shkolla, Rama e ka nisur intensivisht, por siç nuk e ka zakon, në heshtje.  Gjatë muajit nëntor, Edi Rama ka depozituar 6 padi në Gjykatën e Tiranës kundër dy kundërshtarëve të tij politikë për shpifje.

Kryeministri ka paditur për shpifje 4 herë kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe dy herë të tjera liderin historik të PD-së, Sali Berishën. Të gjashta paditë, Edi Rama i ka bërë për “shkaktim dëmi”, edhe pse të dhënat zyrtare të gjykatës nuk japin më shumë informacion se për cilat raste specifikisht Rama ka dërguar në gjykatë drejtuesit më të lartë të demokratëve. Sipas burimeve, në përmbajtjen e tyre Rama konsideron si shpifëse disa deklarata publike të bërë nga kryetari i Partisë Demokratike dhe nga ish-kryeministrit Sali Berisha.Po ashtu nuk dihet ende se sa para kërkon Edi Rama nga Basha e Berisha për këto 6 raste.

 Por kryeministri nuk është i vetëm në përballjet gjyqësore për “shpifje” kundër anëtarëve të opozitës. Një tjetër padi e regjistruara gjatë Nëntorit kundër një deputeti demokrat mban emrin e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Numri dy i socialistëve ka depozituar padi kundër demokratit Gent Strazimiri. Paditë në fjalë janë hedhur në short dhe regjistruar pranë Gjykatës së Tiranës, ndërsa në ditët në vijim pritet të nisë edhe shqyrtimi i tyre.

Paditë e kryeministrit Edi Rama në Gjykatë
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dalani: 01/12/2018 02:20

    PO FILLON LUFTA NDERMJET PALEVE KUNERSHTARE ME PADIGE E RAMES ME SHUME HUMOR PER POPULLIN DHE PRESIM MBAS GJYKIMEVE AKTIVIZIMIN E BANDAVE DHE INDIVIDET TERORIST TE RAMES TE TIPIT TAHIRI APO ROSHTIT PER TE HEQUR QAFE KUNDERSHTARET POLITIK TE SHOHIM CDO TE NDODHE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë