Kompania e celularëve "Nokia" po punon me një grup kërkuesish të Universitetit të Southampton për të shfrytëzuar energjinë e rrufeve për të karikuar celularët.

Kërkuesit në fjalë, në një laborator të bërë pikërisht për këto lloj eksperimentesh, me anë të disa aparaturash kanë krijuar disa rrufe artificiale, që shkarkonin 200 000 Volt, duke arritur të transferojnë një pjesë të energjisë, në një tjetër transformator, nëpërmjet një rrufepritëse interesante, duke karikuar kështu, telefonin celular.

Sipas grupit të shkencëtarëve, realizimi i kësaj ideje, është një hap gjigand përpara në përcjelljen e energjisë natyrale dhe mënyrën se si ajo mund të vihet nën kontroll.

Kërkime që këta shkencëtarë po bëjnë, gjithashtu do të mund të krijojnë mundësi të reja në zhvillim të teknologjisë në karikimet “wireless”.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)