Shpirti i një lagjeje tiranase, Anna Shkreli tregon në Esencë mëhallën tironse

Anna Shkreli, botuese nga Shtëpia Botuese Berk, e ftuar në Esencë që drejtohet nga gazetari Eljan Tanini, foli ndër të tjera edhe për botimin e krijimit me titull: Dekalogu i një lagjeje tiranase, ese rrëfimtare mbi çfarë humbim.

Anna Shkreli theksoi në Esencë këto fakte jetësore: Bota po shkon me shumë drejt mikro historisë. Libri 'Dekalogu i një lagjeje tiranase' është një ese rrëfimtare mbi atë çfarë humbim. Flitet jo vetëm për jetën në rrugicën Him Kolli. Për këtë libër janë përdorur edhe kujtime nga incizimet. Libri është shkruar nga një grup autorësh. Pandemia na bëri të punojmë më shumë për këtë libër. ‘’Shtëpia me oborr’’ në Prizren ishte një nga frymëzimet për shtëpinë e Safetit dhe Rizait. Kemi shkruar një manifest jo vetëm për qytetin e Tiranës. Rruga Islam Alla dikur quhej Llagami. Te Rruga Him Kolli ka jetuar Qemal Stafa dhe Vasil Shanto. Kjo lagje ka qenë aktive edhe me shtypshkronja.

Eljan Tanini: -Kush ishte Riza Bermema?

Anna Shkreli: -Riza Bermema ishte i angazhuar me Lëvizjen Antifashiste. Mëhalla ka qenë e shtruar me kalldrëm, ajo lundron ende në ujë. Shtëpia jonë ndër të tjera ka edhe një gjysmë pus të ndarë me komshiun. Riza Bermema është stërgjyshi im, ishte mjeshtër i mekanikës, madje thoshte shpesh herë: “Po të mendohesh mjaftueshëm, zgjidhjen e ke përpara”. Riza Bermema ka qenë shumë i zoti dhe shumë punë mbaruar, ndërroi jetë kur unë isha 15-16 vjeçe.

Eljan Tanini: -Me kë u martua Rizai?

Anna Shkreli: -U martua me Safete Tafajn, të bijën e Bimit që ishte kasap. Safeti ishte e dhënë pas gjërave tradicionale. Behije Çela i shpëtoi jetën Riza Bermemës nga toga gjermane. Riza Bermema kishte edhe mikeshën e tij të letrave, i telefonoi italianes dy javë pasi ajo kishte ndërruar jetë kur në Shqipëri erdhi demokracia.

Eljan Tanini: -Po jeta e Safetit?

Anna Shkreli: -Safeti kishte shumë njohuri për kurat popullore, ajo bënte vaj akrepi. Deri para dy vitesh vinin njerëz te unë që kërkonin ndihmë për kurat popullore të Safetit. Safeti kishte dije edhe për rritjen e krimbit të mëndafshit. Sot në oborr kemi vetëm ullashtrën. Rizai dhe Safeti ishin dy personazhe shumë të dashur për lagjen. Festat ishin të dashura për banorët e lagjes, ushqimi ndahej edhe për banorët që nuk kishin. Miqësitë e familjes kanë qenë të rëndësishme me familjet e besimeve të tjera. Gestapo i ka pasur dikur zyrat në shtëpinë time botuese.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës