‘Shpirtin dhe zemrën e lëmë në fushë’, Sylvinho kushtrim para Polonisë: Muçi për 10 minuta ndryshon jetën

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan nesër në 20:45 kundër Polonisë në "Air Albania". Sfida e Tiranës është e pesta për dy skuadrat që luajnë në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos (7 pikë) mbajnë vendin e dytë në grup, me një pikë më pak se Çekia (8) dhe një pikë më shumë se Polonia (6).

Pas barazimit 1-1 me Çekinë në Pragë, kuqezinjtë presin rivalët e grupit në Tiranë. Në prag të ndeshjes me Poloninë, për mediat foli trajneri i tanëve. Sylvinho kërkoi që euforia nga barazimi i dy ditëve më parë mos ndikojë në skuadër, teksa 22 mijë tifozë do jenë nesër në "Air Albania" për të mbështetur "Shqiponjat" në rrugën drejt ëndrrës kualifikim për në Europianin e Gjermanisë që luhet vitin që vjen në verë.

“Në ndeshje vendimtare nuk ia kemi dalë thuajse asnjëherë, çfarë do të jetë ndryshe nesër?

Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka,  por nesër nuk do të ketë diçka ndryshe pasi i përgatisim të gjitha njësoj. Kur erdha thashë që dua një skuadër që jep zemrën në fushë. Kemi punuar duke monitoruar shumë lojtarë dhe nesër me Poloninë është e njëjta situatë. Unë pres që skuadra të ketë sjelljen e duhur, një stadium plot. Me mbështetjen e popullit shqiptar, mund të bëjmë diçka të madhe.

Ndryshimi mes Çekisë dhe Polonisë?

Ne hymë në fushë për të bërë një ndeshje të mirë. Lojtarët përgatitem për fitore, por përballë kemi një kundërshtar që ka objektivat e veta. E rëndësishme është të mos humbasim. Polonia është ndryshe nga Çekia. Ne i dimë mirë limitet tona, por ajo që nuk ndryshohet është zemra dhe shpirti i garës. Polonia është ekip i fortë me lojtarë të mirë dhe trajner me eksperiencë. Jemi në mes të rrugës dhe kemi 4 finale. Më vjen mirë që lojtarët e mi janë shumë të fortë dhe të gatshëm për të përballuar një sfidë si kjo me Poloninë.

A do të jetë Muçi në fushë duke qenë se luan me Legian?

Ky do të jetë një grup i vështirë dhe ja ku jemi në gjysmë të rrugës. Ka shumë punë për të bërë, ndodhën rezultate që nuk priteshin. Askush nuk bën dhurata. Muçi është i talentuar, i fortë. Me Ishujt Faroe e zgjidhi ndeshjen, ai është një ‘StarBoy’. Megjithatë ne kemi edhe një si Bajrami që luan pak a shumë në të njëjtin pozicion dhe është në formë të shkëlqyer. Do të ketë mundësi për Muçin, për 10 minuta mund të ndryshojë jetën. Ne kemi 24 lojtarë që japin gjithçka në ndeshje. Kushdo që hyn në fushë mund të bëjë diçka, të shënojë dhe të na bëjë të ëndërrojmë. Ata e kanë kuptuar dhe duhet pak durim për të ardhur momenti i tyre.

Do sulmojmë apo do të presim?

Do të ketë momente që do të bëjmë presion, por edhe kur do të tërhiqemi prapa. Ndeshje që do të ketë gjithçka. Ne kemi lojtarë të mirë teknikisht që mund të bëjnë diferencën. Ne duhet të futemi në fushë me zemër e shpirt, por sigurisht na duhet ndihma e tifozëve.

Polonia nuk është në më të mirën e saj, por kanë Lewandowskin.

A do të ketë trajtim special për të?

Ai është një lojtar me histori të madhe dhe e respektojmë por Polonia ka lojtarë të tjerë shumë të mirë. Ne do t’i trajtojmë të gjithë me shumë fokus. Ata kanë Zielinskin e të tjerë. Polonia duhet të jetë e qartë që kanë përballë lojtarë po të mirë që do të jenë të rrezikshëm nesër.

Mendimi juaj për përzgjedhjen e Santos për lojtarët polak dhe anët e forta e të dobëta të kundërshtarëve?

Dihet që Polonia ka një ekip të mirë dhe trajner me eksperiencë. Skuadër me histori të madhe. Pikat e dobëta nuk mund t’i them” tha trajneri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:19
Ylber Ramadani: Atmosferë si kjo nuk kam parë ndonjëherë

Përpara ndeshjes me Poloninë ka folur edhe lojtari i Kombëtares, Ylber Ramadani. Mesfushori i Leçes në Serie A ka thënë se atmosfera në ekip është si kurrë më parë.

Çfarë ka ndryshuar kaq shumë tek Ramadani?

Kur punon shumë, ky është vetëm fillimi për mua, unë dua të punoj më shumë për të arritur te qëllimi im. Dua të vazhdoj përpara.

Dëshira për fitore nesër?

Edhe me Çekinë u futëm për të fituar. Atmosfera nuk është se ishte jo e duhura, por ne futemi në fushë për të fituar.

A jeni gati për një ndeshje si ajo e nesërmja?

Ne jemi profesionistë, futbolli ka presion dhe ndeshje të tilla. Duhet të jetojmë me këto ndeshje. Trajneri na ka përgatitur mirë dhe do të futemi në fushë për të fituar. Kemi edhe 3 finale të tjera dhe nuk duhet të futemi me eufori, por me këmbë në tokë.

Besimi? Atmosfera është shumë e mirë dhe ka qenë më e mira prej që jam këtu. Ndeshja është shumë e vështirë, por ne do të përgatitemi sa më mirë për të marrë rezultatin pozitiv”, tha Ramadani.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë