Në fshatin Linaj të Bashkisë Malësi e Madhe, ka nisur procesi mësimor me vetëm 5 nxënës, të cilët i përkasin klasave nga e pesta deri në të nëntën.
Situata është edhe më shqetësuese në ciklin fillor. Në shkollën 9-vjeçare të Linajt, këtë vit nuk ka asnjë nxënës nga klasa e parë deri në të katërtën.
Numri kaq i ulët i fëmijëve në bankat e shkollës lidhet kryesisht me emigracionin dhe largimin e familjeve nga zona.
Një realitet që e pohojnë edhe vetë banorët e Linajt, të cilët tregojnë se ndër vite fshati është boshatisur dhe numri i fëmijëve ka ardhur vazhdimisht në rënie.
Shpopullimi në Linaj, si në shumë zona të tjera në veri, ka ardhur si pasojë e emigracionit, ndërsa çdo vit numri i nxënësve në klasa bëhet më i vogël.
Ndërkohë, për vitin e ri shkollor, në të gjithë Qarkun e Shkodrës janë rreth 15 mijë nxënës që kanë nisur procesin mësimor.
Sa u përket klasave kolektive, Drejtoria Arsimore bën të ditur se po shqyrtohet mundësia për mbylljen e tyre në disa fshatra.











Komente
Komento