Kombëtarja Shpresa ka pësuar humbjen e dytë radhazi brenda 4 ditësh në kuadër të eliminatoreve të Kampionatit Europian.

Kombëtarja pas humbjes së parë me Bullgarinë në Durrës, ndeshjen e dytë e zhvilloi sot në Bosnje përballë vendasve duke humbur me rezultatin 4-1.

Vendasit shënuan dy gola të shpejtë me anë të  Mesanovic ‘17 dhe Cajic ’29. Me këtë rezultat mbaroi edhe pjesa e parë e takimit.

Në minutën e parë të pjesës së dytë të ndeshjes shqiptarët arritën të ngushtonin rezultatin me anë të Fabio Hoxhës dhe ngjallur shpresat për një barazim të mundshëm.  

Por atëherë kur po besonim më shumë se kurrë se mund të merrnim një pikë, vendasit me anë të një goditje dënimi në minutën e 68-të me Mesanovic shënuan golin e tretë të ndeshjes per Bosnjën.


Këtu shuhen edhe shpresat se do të merrnim një pikë pas dy ndeshjeve të para. Ndërsa në fund kur ekipi ra plotësisht moralisht Duljevic në minutën e 91-të vulosi fitoren bindëse kundër Shqipërisë me rezultat 4:1. 


d.b/shqiptarja.com