Shpresë për pushimet e gushtit, kthehen ditët me diell, meteorologia: Java tjetër me mot të kthjellët

Edhe pse prej dy ditësh ka pasur ulje temperaturash dhe reshje të shumta shiu që kanë mbizotëruar pjesën më të madhe të territorit të vendit meteorologia Adiola Bani parashikon që nga dita e premte do ketë një rritje të temperaturave. Java tjetër do jetë premtuese për pushuesit pasi do të ketë një rikthim të motit të me diell dhe temperaturave të qëndrueshme deri ne 37 gradë celsius.

"Gjatë ditës së sotme do të ketë reshje të pakta dhe të izoluara. Pritet që dita e premte të sjellë përmirësim të situatës, pasi reshjet do të jenë të fokusuara pas mesditës dhe në zonat malore të territorit e pjesërisht në jug. ndërsa bregdeti do të jenë të favorizuara dhe do të kenë një mot me diell gjatë ditës së premte.E shtuna vazhdon me të njëjtat kushte, por nga dita e dielë do të ketë kryesisht me diell krahasuar me ditën e djeshme dhe ditën e sotme pasi ehe sot maksimumi është jo më shumë se 33 gradë celsius. Nga dita e nesërme e në vijim do të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave duke arritur deri në 37 gradë celsius", tha Bani.

 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë