Kombëtarja shqiptare e futbollit do jetë pjesë e fazës finale të Europianit 2024 që zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik në Gjermani. Të shortuar në grupin B me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë, të shumtë janë tifozët kuqezinj që duan një biletë për të qenë në stadium.
UEFA bën me dije se së shpejti do hapet procesi i rishitjes së biletave. Ata tifozë që tanimë kanë siguruar një biletë në dy proceset e para të shitjes së tyre, kanë të drejtën e rishitjes me vlerën nominale.
Thënë ndryshe, nëse një tifoz ka një ose më shumë bileta të vlefshme për në Euro 2024 dhe nuk ka mundësi për të qenë në stadium për arsye të ndryshme, tanimë mund ta rishesë për tifozët në faqen e UEFA-s.
UEFA bën me dije se platforma e rishitjes së biletave do jetë e hapur deri më 11 mars në orën 11:00 dhe tifozët do mund të blejnë biletat nga 13 marsi në orën 11:00 deri më 14 mars në të njëjtën orë.
Tifozët tani kanë mundësinë të ofrojnë biletat e ndeshjes me vlerë nominale për rishitje të sigurt në UEFA.com. Blerja e biletave do të jetë e mundur në platformë nga data 13 mars.
Mbajtësit e biletave tani mund t'i ofrojnë biletat e tyre me vlerë nominale për rishitje të sigurt te tifozët e tjerë. Kjo do të thotë që tifozët që mund të mos kenë pasur sukses deri më tani mund të jenë në gjendje të blejnë bileta nga 13 marsi.
Platforma zyrtare e rishitjes është e vetmja platformë e autorizuar për të rishitur biletat për UEFA EURO 2024. Tifozëve u kujtohet që të mos përdorin asnjë platformë tjetër, për të shmangur zhgënjimin me biletat e pavlefshme.
Tifozët që dëshirojnë të shesin bileta
• Platforma e rishitjes do të jetë e hapur deri më 11 mars në orën 11:00 paradite për mbajtësit e biletave që të listojnë biletat e tyre.
• Mbajtësit e biletave mund të listojnë çdo numër biletash që dëshirojnë të shesin.
• Biletat e pashitura do të mbeten te blerësi origjinal.
Tifozët që kërkojnë të blejnë bileta
• Platforma e rishitjes do të jetë e hapur nga data 13 mars në orën 11:00 deri më 14 mars në orën 11:00.
• Biletat do të shiten në bazë të ofertës së parë për secilën kombëtare.
• Duke marrë parasysh kërkesën rekord për bileta gjatë fazave të mëparshme të aplikimit, priten radhë të gjata. UEFA do të tregojë disponueshmërinë e biletave në EURO2024.com/tickets pak përpara se të hapet për blerje platforma e rishitjes.
Detaje te metejshme
Ngjashëm me EURO 2020, do të ketë më shumë dritare rishitje në mars për tifozët që dëshirojnë të shesin dhe blejnë bileta. Arsyeja për hapjen e platformës së rishitjes në periudha kohore të paracaktuara është për të shmangur që fansat të kontrollojnë vazhdimisht disponueshmërinë e biletave të reja.
Nëse biletat ofrohen për rishitje nga tifozët e shoqatave kombëtare pjesëmarrëse, ato do t'u shiten në një proces të veçantë tifozëve të së njëjtës skuadër.
Për t'i dhënë sa më shumë mundësi tifozëve për të parë drejtpërdrejt turneun, numri i biletave të blera do të kufizohet në 12 bileta në total dhe maksimumi katër bileta për ndeshje.
Ndeshjet e Kombëtares shqiptare në Euro 2024:
Grupi B
Itali - Shqipëri, 15 qershor 2024 21:00 (Dortmund)
Kroaci - Shqipëri 19 qershor 2024 15:00 (Hamburg)
Shqipëri - Spanjë 24 qershor 2024 21:00 (Dusseldorf)