TIRANË- Ndërsa Këshilli Bashkiak ka diskutuar e më pas ka miratuar projekt-buxhetin e vitit 2014, që parashikon edhe fondin për bulevardin e ri, të shpronësuarit e banesave tek Stacioni i Trenit, kanë dalë për të disatën herë në protestë për të kërkuar transparencë për projektin dhe vlerësim real të pronës së tyre.
Një banor që ka dalë të protestojë, shprehet se me vlerësimin e bërë nga Bashkia e Tiranës ai nuk arrin dot të blejë një shtëpi të re as në periferit të kryeqyteti.
“Protestoj për të disatën herë. Ne jemi për ndërimin e një bulevardi të ri por të mos bie mbi të drejtat tona. Me vlerësimin e pronës tonë, ku do të kalojë bulevardi i ri, ne nuk blejmë dot një shtëpi të re as në periferi të Tiraës”, thotë një protestues para Bashkisë së Tiranës mbrëmjën e sotme.
Sipas protestuesve, Bashkia e Tiranës duhet të bëjë transparencë fondin e ndërimit të bulevardit dhe çfarë konkretisht do të ndërtohet tek banesat e tyre.
“Çmimi nuk është i arsyeshëm. Ne nuk e kemi politike, kjo është një gjë jetike. Kemi të bëjmë me një shekelje që e kemi paraqitur edhe në gjykatë për aksin", shprehet protestuesi.
"Asnjë prej nesh nuk është kundër bulevradit. Ajo çfarë duam të dimë ne është se çfarë do të bjerë sipër shtëpive tona pasi të prishen, një pallat, një biblotekë apo çfarë. Ne kërkojmë transparecnë, kërkojmë të dimë se çfarë është ai projekt, sa është fondi i parashkuar për ndërimin, çfarë do të ndërtohet sipër shtëpive tonë? vijon ai.
"Ne nuk e dimë sa metra është bulevardi, sa i gjatë është ai, sa shpija do të kap. Ne kërkojmë transparecë dhe çmim real të tregut”, shprehet pronari i një prej banesave që janë parashikuar të shemben për ndërtimin e bulevardit të ri që kalon nga Stacioni i Trenit.
Ndërsa parlajmërojnë protesta të tjera deri sa pyetjet e tyre të marrin përgjigje nga bashkia, protestuesi bën me dije se kanë pasur vetëm dy takime që nuk kanë qenë frytëdhënëse. “I bëjmë thirrje të mos thotë vetëm fjalë të bukuara dhe të na vlerësohet prona jonë sipas çmitmit të tregut”, thotë ai.
Mbrëmjen e sotme Këshilli Bashkiak i Tiranës është mbledhur për të diskutuar për projekt-buxhetin për vitin 2014, që parashikon edhe fondin për bulevardin e ri, ndërsa banorët do të qëndrojnë jashtë ndërtesës së bashkisë deri në fund të mbledhjes.
Mbledhja e fundit të Këshillit ka qenë në dhjetor të vitit të kaluar por nuk u arrit asnjë marrëveshje pavarsisht debateve të forta mes të majtëve dhe të djathtëve në këshill.

(Në foto: Pamje nga protesta sot (26.02.2014) në Bashkinë e Tiranës, foto, A.Çakshiri/shqiptarja.com)
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com