Po festonin ditëlindjen e kryefamiljarit, i vendosin eksploziv gjatë natës në derën e dyqanit në Lezhë ! Pronari: Nuk kemi konflikte (VIDEO)

LEZHE- Një sasi eksplozivi ka shpërthyer rreth orës 22:30 të mbrëmjes së djeshme në derën e një dyqani në fshatin Gocaj të Lezhës. Sasia e eksplozivit ishte vendosur para dyqanit në pronësi të Arben Malotajt 49-vjeç, ngjitur me banesën e këtij të fundit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale materiale.

Ndërkohë mësohet se në momentin kur ka ndodhur ngjarja familja Malotaj kaq qenë duke festuar ditëlindjen e kryefamiljarit në Malësi të Madhe. Familja Malotaj pretendon se nuk ka asnjë konflikt dhe nuk i di arsyet e vendosjes së kësaj sasie eksplozivi në biznesin e tyre.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin ku ndodhi ngjarja dhe po punojnë për të mësuar shkaqet e plota të saj, si dhe për të identifikuar autorët e vendosjes së eksplozivit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:16
Nëna e pronarit të dyqanit ku shpërtheu eksplozivi: Fëmijët qanin! Nuk kemi konflikte, jemi të pastër

Nëna e Arben Malotajt ka treguar se në momentin e ngjarjes kanë qenë në ditëlindjen e djalit, ndërsa shprehet se nuk kanë asnjë konflikt.

"Kur kanë ndodhur këto shpërthime nuk kemi qenë këtu. Kemi qenë për ditëlindje të djalit. Nuk kemi pasur asnjë konflikt. Jemi të pastër. Janë trembur fëmijët, nusja. Fëmijët qanin", tha ajo.

Ora 10:05
Fqinja tregon momentin e shpërthimit: U trembëm, ne na kanë grabitur disa herë! Pronari nuk kishte konflikte, ka punuar me mund

Fqinja e Arben Malotajt, Leze Gjoni ka deklaruar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme. Ajo ka treguar se grabitjet në këtë zonë kanë qenë të shpeshta, duke treguar se i kishin ndodhur edhe asaj dhe të motrës.

"Shpërthim i fortë nga ora 10 e 20. Thamë a t'i bëjmë zë kësaj motrës së madhe. Thashë nuk po i bëj zë. Një ka qenë, por i fortë. Nuk kemi dalë jashtë. Nuk i bëra zë se këtë para disa vitesh e kanë vjedhur dy tre herë, mua më kanë grabitur. Ndaj s'i bëra zë. Ata nuk kanë qenë në shtëpi, kanë qenë për ditëlindje të djalit. Kanë disa vite që nuk ka pasur kështu grabitje. Ky nuk ka pasur kurrë asnjë lloj konflikti me askënd. E ka lënë djalin me gjyshen dhe ka shkuar me gruan për të punuar për të bërë këtë shtëpi që ka sot", tha ajo.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ali: 15/02/2020 10:35

    Nuk u mbaru ky municioni i 97-es? Inercia po vazhdon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan