Shpërthim i fuqishëm në Tiranë, tritol lokalit pranë Kopshtit Botanik (FOTO+VIDEO)

Një sasi tritoli ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali pranë Kopshtit Botanik në Tiranë, ku fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Shpërthimi është regjistruar në orën 23:55 në rrugën “Shyqyri Brari” në lokalin në pronësi të Muhamet Hoxhes.

Sasia e eksplozivit është vendosur në pjesën e jashtme të lokalit dhe gjatë shpërthimit ka sjellë vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht jo në njerës. Në kohën e shpërthimit, lokali ka qënë i mbyllur dhe nuk ndodhej asnjë person.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të mbledhur prova materialet dhe kanë marë në pyetje pronarin e lokalit. Policia ka sekuestruar disa pamje filmike me shpresën se gjatë analizimit të tyre, mund të identifikojnë autorin e këtij krimi. Hetimet lidhur me këtë ngjarje vijojnë nga policia dhe prokuroria e Tiranës, ku pritet të zbardhen dhe motivet kryesore të këtij krimi.

Dyshimet janë se ngjarja mund të lidhet me djalin e pronarit të lokalit i cili ndodhet jashtë Shqipërisë.

Ora 01:31
Shpërthim në Tiranë, tritol lokalit pranë Kopshtit Botanik
  • G.M.//Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Bruno: 07/12/2019 10:28

      Filloi activiteti normal ne Shqiperie.

      Përgjigju
    • Traskop Kacija: 07/12/2019 09:30

      Ky eshte udhezimi i presidentit qe jep urdher te rrembeni armet per te destabilizuar vendin sipas urdherit qe i ka dhene Rusia

      Përgjigju
    • Iliri: 07/12/2019 06:30

      MINISTRI LLESHAJ MOS BEJE SI INXHINIER NDERTIMI POR TE MBLEDHE POLICINE E TE DREJTOJE ATE SE NISEN SHPERTHIMET PRAPE. PROKURORIA,KETA TE SHPERTHIMIT VENE NE RREZIK EDHW JETEN E BANOREVE DUKE DEMTUAR GODINAT PAS TERMETIT..

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



    ×

    Lajmi i fundit

    Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

    Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet