Baza e Mbështetjes dhe Emergjencave Civile bën me dije se dy ekipe kërkim-shpëtimi vijojnë operacionin në pallatin ku ndodhi shpërthimi në Elbasan.
Sipas njoftimit, operacioni është me rrezikshmëri të lartë për shkak të shkallës së shkatërrimit të godinës. Kamerat termike kanë dhënë fare pak gjasa që 69-vjeçari Hamit Ibro, i cili deri më tani rezulton i humbur, të jetë ende gjallë.
Njoftimi i plotë
Në terren janë dy ekipe kërkim shpëtimi, 16 persona me të gjitha mjetet e nevojshme.
Operacioni paraqet rrezikshmëri shumë të lartë pasi godina është tërësisht e shkatërruar.
Do të vijojmë kërkimet deri në fund duke ruajtur të gjithë parametrat e sigurisë për punonjësit tanë.
Nga kamerat termike që kemi përdorur, ka shumë pak gjasa që 69 vjeçari Hamit Ibro të gjendet i gjallë.
Jemi duke kërkuar në pjesën e godinës ku sipas informacioneve të familjarëve dhe strukturave vendore, mendohet të ketë qenë personi.
Lajmi kryesor:
E rëndë në Elbasan! Shpërthim i fuqishëm në pallat, shemben dy kate! Humb jetën një e moshuar, nuk gjendet një burrë, 10 banorë në spital (EMRAT + VIDEO)






