Shqetësim 30-vjeçar, Laçi probleme me ujësjellësin! Banorët: Nuk kemi pikën e ujit, detyrohemi ta blejmë

Thatësira dhe amortizimi i rrjetit po vështirësojnë furnizimin me ujë për banoret e Laçit. Ata thonë se krahas furnizimit me orare, ata pak ujë që mbërrin në çezma është i papërdorshëm nga ndotja. Drejtoria e Ujësjellës- kanalizimeve, tha se problematika do të marrë zgjidhje së shpejti me projektin për një rrjet të ri Ujësjellësi.

Në këto temperaturat e larta të gushtit, sigurimi i ujit të pijshëm është kthyer në sfidë për banoret e qytetit të Laçit. Furnizimi është reduktuar por qytetarët thonë se për shkak të ndotjes, edhe në ato pak orë që vjen, është i pakonsumueshem.

Mes kësaj problematike që e vuajnë prej dekadash banorët thonë se detyrohen të blejnë ujin e pijshëm.

“I kam paguar lekët, lek më lek ujë nuk kemi. Për muajin korrik kam blerë ujë edhe për me pas ujë për të larë banjën. Me këtë lloj sistemi s’ke ku ankohesh këtu. Ne po e blejmë ujin në të katërt anët”, tha një banor.

“Tash një javë nuk kemi patur hiç fare. Unë jam vetëm vetëm. Ça të bëjmë detyrohemi e blejmë.  Faturat i lajmë të gjitha edhe shëndet. Vjen një ditë dhe të nesërmen e mbrapa nuk ka më ujë”, thotë një zonjë e moshuar.

“Ku ka ujë. Kjo është fjalë e huaj për ne. Në laç nuk ka ujë . Uji vjen vetëm për 5 min. Nuk pijmë ujë në çezëm, dalim e mbushim ujin në Patok. Më keq nuk ka. Kemi shëtit në tërë Europën ujë e drita ditë e natë vetëm në Shqipëri nuk ka ujë dhe drita, 

Përfaqësuesi i Drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve thotë se zmortizimi i rrjetit dhe prurjet e pakta në stacionin e pompave për shkak të thatësires, janë shkaku i kësaj situate e cila pritet të marrë zgjidhje më vënien në funksion të ujësjellësit të ri në fillim të vitit që vjen.

“Rrjeti i vjetër është shumë i amortizuar ndaj qeveria ka marrë masa që në laç të bëhet një Ujësjellës i ri. Ujësjellësi i ri vazhdon punimet dhe është në fazën përfundimtare. Shpresoj se në muajin Janar ose shkurt qyteti i laçit të ketë ujë 24 orë”, tha Lad Tota, përfaqësues i Ujësjellës-Kanalizime Kurbin.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artan: 25/08/2023 18:53

    Uji esht me pikatore , dhe kur ishte drejtori i par skifteri hajdut qe e cuan ne spanj i vodhi se po vure hajdutin ne krye hajdut eshte, uji te vjen vetem po i shkruajte kryetares se bashkisë sidomos e zonat rurale ku roje jan disa bastard si psh ne mamurras del gur rojet plehra qe uji derdhet det dhe ata b.q nuk e sjellin ujin shtaz komplet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?