Shqipëri-Gjermani, 600 kg
drogë e paketuar si verë

Shqipëri-Gjermani, 600 kg<br />drogë e paketuar si verë
KASSEL - Trafikimi i 600 kilogramëve drogë kanabis sativa nga Shqipëria në Gjermani, ka vënë para akuzës gjashtë persona gjermanë dhe shqiptarë. Gjyqi ka nisur të martën në Gjykatën e Landit në Kassel. Në bankën e të akuzuarve janë ulur gjashtë persona, nga qytete të ndryshme të Gjermanisë dhe nga Shqipëria.
 
Akuza i ngarkon ata me importin e 600 kilogramëve të kanabis sativës, nga Shqipëria në Gjermani. Droga në fjalë është sjellë e maskuar si transport i verës me një kamion përmes Greqisë, Austrisë dhe më pas në Gjermani.
 
Lënda narkotike duhej të magazinohej në Thüringen, por policia e ka kapur dhe e ka ndërprerë këtë dërgesë pak para mbërritjes së saj në vendin e caktuar. Në kamionin në fjalë, policia ka gjetur 15 paleta ku ishin të vendosura 600 ambalazhime të verës të mbushura me drogë.
 
Njëri nga të akuzuarit, një burrë 48-vjeçar nga Offenbachu akuzohet se në verën e vitit 2012 ka porositur dërgesën e madhe nga Shqipëria. Ndërsa 49-vjeçari nga Lohfelden-i, i lindur në Shqipëri ka udhëhequr bisedimet rreth "pazarit", shkruan hna.de, që i referohet albinfo.
 
Tre të akuzuarit nga Shqipëria janë kujdesur për sigurimin e mallit dhe për transportin. I akuzuari i gjashtë, nga Austria është kapur e me të arrituar droga në Gjermani. Ky i fundit duhet të ketë marrë 10 kilogramë nga sasia e përgjithshme, thuhet në padi.
 
Në hapjen e procesit, të martën në Kassel është lexuar vetëm aktakuza. Nëse gjashtë të akuzuarit do të thonë fjalën e tyre në lidhje me atë që i ngarkon akuza, mbetet të shihet në seancën e ardhshme që mbahet të hënën që vjen.
 
Gjithsej për këtë proces janë parashikuar  14 seanca gjyqësore. Sipas prokurorisë, do të pyeten 26 dëshmitarë. Në këtë proces ka një angazhim të madh të personelit të sigurisë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit

Kjo është shenja më manipuluese e Horoskopit