Shqipëri- Serbi, Çako: Policia
në gatishmëri nga toka dhe ajri

Shqipëri- Serbi, Çako: Policia<br />në gatishmëri nga toka dhe ajri
Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako ka zhvilluar një takim pune me Drejtorët e Përgjithshëm, Drejtorët Qendrore e Drejtorët Vendorë për të detajuar Planin e Masave për ndeshjen që do zhvillohet ne datën 8 ne Elbasan Arena, Shqipëri-Serbi.
 
“Ndeshja është shumë e një rëndësie të veçantë, policia e shtetit përkushtim dhe seriozitet maksimal.
 
Policia e shtetit prej orës 08.00 të datës 07.10.2015 kalon në gatishmëri të perforcuar deri në përfundim të aktivitetit.
 
Masa shumëplanëshe e të shumëllojshme për të garantuar rendin e sigurinë në çdo segment rrugor, hotelet ku do akomodohen skuadrat, stafi shoqërues i skuadrës.
 
Masat fillojnë në pikat e kalimit kufitar, masa brenda stadiumit e jashtë tij. Masat nga toka e ajri. Dy helikopterë të policisë në patrullim të hapësirës ajrore në Elbasan.
 
Altin Qato është drejtuesi dhe përgjegjësi kryesor për këtë aktivitet”deklaroi Cako.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit

Nga Libani lëshohen 85 raketa drejt Izraelit! Burime për ‘Washington Post’: Përgjigja ndaj Iranit ende në fazën e planifikimit