Shqipëri-Serbi, marrëveshje për 
​njohjen reciproke të patentave

Shqipëri-Serbi, marrëveshje për <br />​njohjen reciproke të patentave
Ministri shqiptar i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe ai i brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç nënshkruan mesditën e sotme një marrëveshje për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve.

Marrëveshja e nënshkruar gjatë punimeve të samitit të tretë të krerëve të Kinës dhe Europës Qendore e Lindore parashikon që Serbia dhe Shqipëria të njohin reciprokisht patentat e njëri-tjetrit, të lëshuara nga organet kompetente. Nënshkrimi i marrëveshjes erdhi pas takimit dypalësh mes kryeministrave shqiptare e serb Edi Rama e Aleksandër Vuçiç.

haxhinasto ne serbi

Njohja për herë të pare e lejeve të drejtimit kombëtare me Serbinë sjell lehtësira, jo vetëm për lëvizjet e qytetarëve për qëllim qarkullimi në territoret respektive, për periudhën e vlefshmërisë së tyre, por kjo proçedurë do t’u krijojë mundësi shtetasve të dy vendeve, të punësohen si drejtues mjeti me të drejta të barabarta, në përputhje me lejen e drejtimit që disponojnë.
 
Kjo marrëveshje vjen mbas nënshkrimit me sukses të marrëveshjeve për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me Italinë, Kosovën, Maqedoninë, Kroacinë dhe së fundmi Malin e Zi.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë

Rama: Ditën kur Albin Kurti shpalli fushatën kundër qeverisë time hëngrëm spageti bashkë