Shqipëri-Serbi ndeshje me tension?
Gazetari serb: E vdekur, nuk ka garë

Shqipëri-Serbi ndeshje me tension?<br />Gazetari serb: E vdekur, nuk ka garë
Në një kohë kur të gjithë presin një ndeshje me shumë tension, gazetari sportive serb, Dejan Andjus thotë se kjo është një ndeshje “e vdekur”. Ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena” më 8 tetor, ku nuk do të lejohen tifozët serb, përveç 70 studentëve.

FSHF thotë se policia e ka cilësuar këtë ndeshje me rrezik të lartë dhe do të ketë masa të rrepta sigurie. Madje do të jenë të angazhuar edhe snajpera.

“Nuk pres të ndodhë asgjë. Nuk ka asnjë arsye, ëshë një ngjarje sportive asgjë më shumë. Ndeshja gjithashtu është pa luftës sportive sepse çdo gjë është zgjidhur sa i takon kualifikimit”, thotë Andjus për BIRN.

Por, në fakt llogaritë për kualifikim janë mbyllur vetëm për Serbinë, pasi Shqipëria me një fitore në këtë ndeshje hedh një hap të madh pranë “Francë 2016”.

Për incidentin e ndodhur në Beograd, Andjus shprehet: “Zyrtarët serbë thanë se droni u ngrit nga Olsi Rama, vëllai i kryeministri të Shqipërisë por nuk dhanë prova për këtë pretendim. Në fund nuk pati hetim dhe nuk e mësuam kurrë kush e nici incidentin”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Kryeparlamentarja Nikolla takohet me senatorin italian Casini: Bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve të të dy vendeve

Kryeparlamentarja Nikolla takohet me senatorin italian Casini: Bashkëpunimi dypalësh u shërben qytetarëve të të dy vendeve