Shqipëri-Serbi, posta shqiptare
emeton pullën për 85-vjetorin e FSHF
Këtë vit mbushen plot 85 vjet nga krijimi i Federatës Shqiptare të Futbollit në vitin 1930, kur Mbreti Zog firmoste dekretin për themelimin e Federatës Sportive, pjesë e parë e të cilës u bë FSHF, e cila në po atë vit organizoi edhe kampionatin e parë kombëtar të futbollit.
Këtë vit mbushen plot 85 vjet nga krijimi i Federatës Shqiptare të Futbollit në vitin 1930, kur Mbreti Zog firmoste dekretin për themelimin e Federatës Sportive, pjesë e parë e të cilës u bë FSHF, e cila në po atë vit organizoi edhe kampionatin e parë kombëtar të futbollit.
Historia e Federatës Shqiptare të Futbollit vazhdon në vitin 1932 me anëtarësimin e saj në FIFA, ku i jepej e drejta për organizime të futbollit botëror dhe ku pas kësaj date janë organizuar dhe luajtur shumë ndeshje futbolli në rang kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në vitin 1945 krijohet Ekipi Kombëtar Shqiptar, i cili një vit më vonë luan dhe fiton Lojërat Ballkanike.
Shqipëria është një nga anëtaret themeluese të UEFA-s duke u bërë pjesë që në fillimet e saj në 1954. Pjesëmarrja e parë zyrtare e Ekipit Kombëtar Shqiptar ishte në eliminatoret e Europianit 1964, ndërsa në 1965 merr pjesë për herë të parë në eliminatoret e Kampionatit Botëror të Anglisë.
Deri në vitet 1980, pjesëmarrja e kombëtares shqiptare nuk ka qenë e rregullt në eliminatoret e Europianit apo Botërorit, por vetëm prej ’82 e në vazhdim, Shqipëria ka arritur të jetë pjesëmarrëse e rregullt në eliminatore.
Në vitin 1992 FSHF nis të funksionojë si një shoqatë e pavarur e bazuar në statutin e saj, mbledh Asamblenë, zgjedh Komitetin Ekzekutiv dhe Presidentin. Nga kjo periudhë dhe deri në ditët e sotme, FSHF është shndërruar në një institucion modern, ndërtuar sipas parimeve të FIFA-s, UEFA-s dhe organizmave të tjera të rëndesishme sportive.
E veçanta e pullës së emetuar në kujtim të këtij përvjetori është se ajo përkon pikërisht me ditën e zhvillimit të ndeshjes historike Shqipëri-Serbi në datën 8 tetor 2015 në Elbasan Arena, ku dy ekipet luajnë për tu kualifikuar në Euro 2016.
Ashtu sikurse të gjithë shqiptarët anembanë botës edhe Posta Shqiptare nëpërmjet kësaj pulle simbolike, uron ta shohë ekipin tonë kombëtar të kualifikuar në Kampionatin Europian.
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
14.2%
-
Jo
82.3%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5482
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'
11 Tetor, 18:15
-
Lufta/ Libani: Izraeli vrau 2 nga ushtarët tanë, edhe 3 të plagosur pas një sulmi në jug!
11 Tetor, 18:10
-
Putin: Bota po përjeton ndryshimin e rendit botëror, një proces i pandalshëm
11 Tetor, 18:07
-
Kartonat një problem, dy yjet e Shqipërisë rrezikojnë pezullimin për Gjeorgjinë
11 Tetor, 18:01
-
Avokat Beqiri: Një tjetër protestues u qëllua në zemër më 21 janar, u shënjestrua për t’u vrarë! Do çojmë kallëzim në SPAK
11 Tetor, 17:56
-
Kosovë/ Seancë e jashtëzakonshme për përgjimin Kusari-Radoiçiç, Vetëvendosja e bojkoton, Haradinaj: Komunikoi me porosi të Kurtit!
11 Tetor, 17:55
-
Sylvinho zbardh listën anti-Çeki, trajneri lë në tribunë mesfushorin
11 Tetor, 17:37
-
Apeli vendos kundër ndërtimit të HEC-it mbi lumin Seta në Dibër
11 Tetor, 17:31
-
Ambasada e SHBA dhe Byroja e Narkotikëve i dhurojnë AMP Sistemin e Menaxhimit 1,2 mln USD! Mes tyre softueri dhe baza e të dhënave: Rrisin efikasitetin!
11 Tetor, 17:31
-
VIDEO-Aksident i rëndë në Prishtinë! Kamioni humb kontrollin dhe merr para veturat, 11 të plagosur
11 Tetor, 17:24
-
Samiti i Grave të Diasporës në Tiranë, Linda Rama: Anëtarësimi në BE është detyrim për brezin tonë
11 Tetor, 17:20
-
Reportazh/ Vetëm pak ditë para mbërritjes së emigrantëve, ‘Report TV’ sjell pamjet brenda kampit të Gjadrit! Dhoma e gjykimit dhe burgu!
11 Tetor, 17:18