Shqipëria ka barazuar 0-0 me ekipin e Kamerunit në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Zvicër. Trajneri De Biazi kreu shtatë zëvendësime në pjesën e dytë, por nuk arriti që të gjejë golin e fitores, pavarësisht lojës së mirë dhe eklipsimit të Eto's-së.

 Kjo ishte ndeshja e fundit për këtë vit kalendarik për Shqipërinë. Tekniku ka zbritur në fushë një ekip të ndërthurur me elementë të rinj, por edhe veteranë me qëllim që të siguronte një fitore përballë ekipit të Kamerunit. Atmosfera në stadiumin e Gjenevës në Zvicër ka qenë mjaft emocionuese për ekipin kuqezinj, pasi në shkallët e stadiumit e kanë ndjekur ndeshjen një numër i konsiderueshëm tifozësh shqiptar dhe kosovar që jetojnë në Zvicër.

Pjesa e parë e ndeshjes ka parë në epërsi ekipin shqiptar, por pa rezultat. De Biazi tenton që ti japë më shumë lirshmëri sulmit duke futur në fushë edhe Elis Bakaj, i cili i jep më shumë ritëm lojës nga krahët. Në minutat e fundit De Biazi hedh në fushë Vajushin, Currin, Dallkun dhe Balën që i japin gjallëri lojës duke e vendosur Kamerunin shumë herë në vështirësi.

Dyshja Bala-Vajushi në 5 minutat e fundit rrezikojnë tre herë portën. Për Kamerunin vlen të theksohet vetëm një tentativë për gol në minutën e 70' por topi përfundon në tranversë, vlen të theksohet paraqitja e mirë e dy debutuesve Arapi dhe Bala.

(d.b/shqiptarja.com)