TIRANE- Qendra për Çështjet e Informimit Publik, ÇIP shpalli dje ( te shtunen) rezultatet e monitorimit për botimin Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë të konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar 1992-2012. Ky monitorim, me gjetje shqetësuese, është realizuar për herë të parë dhe është motivuar nga jubileu i 100-vjetorit të shteti shqiptar.
ÇIP ndërmori nga Shtatori 2011 e deri në fillim të Shkurtit 2012 një vlerësim tërësor të situatës për aktet ndërkombëtare të pabotuara në periudhën 1992-2012. U shqyrtuan rreth 2046 Fletore Zyrtare dhe u identifikuan 187 akte ndërkombëtare të nënshkruar nga shteti shqiptar, teksti i të cilave nuk është ende i pabotuar. Ky numër mund të jetë teorikisht edhe më i madh, duke patur parasysh që një pjese e ligjeve ratifikuese nuk janë hedhur fare në Fletore Zyrtare (sikurse është rasti i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve).
Në këtë stok prej 187 konventash, 25 janë Konventa të OKB dhe 10 të Këshillit të Europës. Pjesa tjetër janë kryesisht marrëveshje dypalëshe, që gjithsesi janë shumë të rëndësishme në marrëdhëniet që ka ngritur shteti shqiptar me vendet e tjera në këto 20 vjet hapjeje. Prej tyre mund të veçohen marrëveshje dypalëshe me vendet fqinje, Italinë, Greqinë apo Maqedoninë. Është shumë interesant fakti që Shteti Shqiptar nuk e ka botuar asnjëherë tekstin e marrëveshjes "Për ndarjen e shelfit kontinental me Italinë", e ratifikuar me ligj nr 7685, dt. 15.03.1993.
Fati e donte që i njëjti tip marrëveshjeje, që u mbyll në parim me Greqinë dy vjet më parë, të dilte në dritën e opinionit publik para se të "ngurtësohej" nga ndonjë ligji ratifikues, i cili nuk është çudi që të mos e kishte fare tekstin e marrveshjes. Po ashtu, vihet re se një numër edhe më i madh marrëveshjesh dypalëshe të Shqipërisë me fqinjin e saj lindor, Maqedoninë nuk janë të botuara në Fletore Zyrtare (rreth 7 të identifikuara në kuadër të këtij monitorimi).
KONKLUZIONE
20 vitet e fundit karakterizohen nga një mungesë e theksuar vemendjeje për botimin në Fletore Zyrtare të këtyre akteve, të cilat përcaktuan trajektoren demokratike të Shqipërisë në vitet e tranzicionit. Kështu p.sh. Konventa për të Drejtat e Fëmijës (OKB) nuk u botua asnjëherë në Fletore Zyrtare si tekst i përkthyer zyrtarisht në shqip. Madje nuk gjendet i botuar as vetë ligji ratifikues i kesaj konvente. Në rastin më të mirë, teksti i konventave në gjuhën shqipe është botuar pas vitesh të tërë, sikurse Konventa e OKB "Mbi eleminimin e të gjitha formave të diskriminimit ndaj grave". Botimi i saj në gjuhen shqip u bë i mundur vetëm 15 vjet pas ratifikimit (Fletore Zyrtare Ekstra 33, dt. 15/10/2008).
Në 1996, Shqipëria nënshkroi "Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore", të Këshillit të EUropës. Kjo konventë shumë e rëndësishme, e cila u ratifikua me një ligj që ynte në fuqi menjherë, u përkthye ne shqip dhe u botua ne Fletore zyrtare 12 vjet më vonë. Në fushën e të drejtave të njeriut, Kushtetuta e '98-ës e fut drejtpërdrejtë në veprim KEDNJ, duke e pozicionuar atë në majën e korpusin e akteve ndërkombëtare të nënshkruara nga shteti shqiptar. Ky është ndër rastet e rrallë në Europë ku edhe formalisht akti ndërkombëtar është në të njëjtën hierarki me aktin themeltar të vendit.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com