Shqipëria dhe Kosova s'marrin pjesë
në konferencën e Ohrit

Shqipëria dhe Kosova s'marrin pjesë<br />
në konferencën e Ohrit
TIRANË - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli nuk merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), që po mbahet sot dhe nesër në Ohër.

Jo zyrtarisht RTK mëson se kryeparlamentarja Topalli ka refuzuar pjesëmarrjen në Ohër, si shenjë proteste dhe pakënaqësie për shkak të mosftesës së Prishtinës në këtë takim të nivelit të lartë të bashkëpunimit rajonal.

Nga ana e Parlamentit të Maqedonisë u informua se kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë do të mungojë për shkak të angazhimeve në fushatën e zgjedhjeve parlamentare.
Në këtë konferencë do të shqyrtohet dhe analizohet bashkëpunimi ndërparlamentar në rajon dhe rolet e Parlamenteve në planin e bashkëpunimit në kuadër të SEECP.

Në këtë takim, të Parlamenteve të vendeve të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP) mësohet se zyrtarisht nuk është ftuar përsëri kryeparlamentari i Kosovës.

Ndërkohë, gjithashtu në konferencë është parashikuar edhe rishikimi i bashkëpunimit ndërparlamentar në rajon dhe roli i parlamenteve nacionale ndaj ndikimeve të shkaktuara nga kriza ekonomike dhe sfidat e tjera, kontrollimi i drejtimeve dhe modaliteteve për zhvillimin e mëtejshëm  të dimensioneve parlamentare të PBEJL-së që do të udhëhiqet deri te vendosja e kuvendit parlamentar si dhe miratimi i deklaratës përmbyllëse dhe dokumente të tjera.
 
Konferenca do të drejtohet nga kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ndërsa do të marrin pjesë kryetari i Kuvendit kombëtar bullgar, Mihail Mikov, kryeparlamentari kroat, Josip Leko, kryetari i Dhomës përfaqësuese rumune, Valeriu Zgonea dhe zv/kryetari i Senatit, Florin Konstantinesku, kryetari i  Kuvendit kombëtar serb, Nebojsha Stefanoviç, kryetari i Kuvendit turk, Xhemil Çiçek, kryetari i Këshillit kombëtar slloven, Mitja Bervar dhe nënkryetari i Kuvendit kombëtar, Renata Brunskole, si dhe nënkryetarët e Kuvendit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Malit të Zi, Milorad Zhivkoviç dhe Suljo Mustafiç.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Begaj dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor