Vijon nga faqja 1- Humbja e PD-së më 23 qershor u bë e domosdoshme, por nuk pritej një humbje aq e shëmtuar. Dorëheqja e ish-kryeministrit Sali Berisha ishte një veprim i kërkuar prej kohësh, jo aq për paaftësitë e tij menaxhuese si shtetar, sa për pamundësinë e tij për të realizuar reformat më të rëndësishme e të domosdoshme në Shqipëri, pikërisht atë që e kërkojnë me ngulm shqiptarët dhe ndërkombëtarët: Ndërtimin e Shtetit Ligjor, i cili do të vendoste drejtësinë e pritur dhe rregullin e Rendit të Ri, Pluralist. Ish-presidenti dhe ish-Kryeministri, përgjatë katërmbëdhjetë viteve në pushtet, si lider i një force me atribute politike e morale, ndoshta ishte i dëshiruar për t’i arritur reformat e domosdoshme, por nuk i bëri.
Arsyet pse nuk i realizoi ato janë të shumta, por unë do të kujtoj, me këtë rast, më të rëndësishmet e më të prekshmet nga populli shqiptar i martirizuar nga regjimi i dhunshëm për 45 vjet, i cili, edhe pas 23 vjet pluralizëm demokratik, vazhdon të qëndrojë në istikamet e blinduara komuniste dhe antikomunste, prej të cilave rrjedh ende gjaku dhe loti i qindra mijëra shqiptarëve të ndëshkuar nga ‘diktatura e proletariatit’. Nuk dua t’u referohem thënieve të njerëzve të ditur, apo politikanëve të shquar për të përcaktuar çka ka ndodhur e po ndodh në Shqipëri në këto shtatë dekada komunizëm dhe neokomunizëm. Më mirë sa e dimë ne, shqiptarët, që e vuajtëm diktaturën komuniste si asnjë popull tjetër në botë, këtë nuk mund të na i përkufizojë kurrkush, as tani, pas njëzetetre vjetësh përpjekjeje për t’u ndarë nga tentakulat e regjimit të egër që lamë pas...
Pikërisht këtyre tentakulave komuniste nuk arriti t’u shpëtonte qeverisja demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha, pasi nuk mundi të gjente rrugën e duhur dhe njerëzit e përkushtuar për demokracinë dhe Shtetin Ligjor. Madje, edhe nga ç’tregoi koha e qeverisjes demokratike, vetë lideri nuk ishte i duhuri për të realizuar këtë kapërcim epokal, përmbysjen reale të komunizmit. Sepse nuk ndodhën ato “dy ngjarjet” e bujshme e të domosdoshme në Shqipëri, pas fitores së Opozitës Antikomuniste më 1992, kryesuar nga Partia Demokratike dhe formatuar nga studentët e universitetit “Enver Hoxha” me pedagogët e këtij universiteti, me moton: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”
Me orientimin perëndimor, Partia Demokratike dhe parti të tjera të vogla, si opozicioni i parë, i ligjëruar nga partia marksiste–leniniste, që po dorëzonte pushtetin pa luftë, me prirje për të ndihmuar ndërtimin e një shoqërie të re, pas 45 vjetësh në diktaturë, gëzoi edhe mbështetjen e fuqishme morale e fizike të shtresës reale antikomuniste, e cila po dilte nga izolimi i gjatë nëpër burgjet dhe kampet e internimeve politike, të ish-pronarëve të shpronësuar me dhunë, ish- kulakëve, të shpallur të tillë sipas modelit stalinist, të intelektualëve dhe artistëve të persekutuar ose jo, të klerit katolik, klerit ortodoks dhe atij mysliman, pra të një shumice të madhe të popullit me ndjenja atdhetare e antikomuniste. Një mbështetje kjo e madhe njerëzore e morale për të realizuar, përmjet reformave të pritshme për përmbysjen e regjimit tashmë të degraduar, me pasoja të rënda ekonomike e politike. Por cilat duhet të ishin “ato dy ngjarjet” e bujshme dhe kryesore për të përmbysur moralisht dhe fizikisht një regjim të egër e barbar, nisur nga përmasa e vogël e popullsisë sonë, pas asaj fitoreje plebishitare të vitit 1992?
Shkatërrimi dhe dënimi i krerëve të Sigurimit të Shtetit, që në kohë paqeje ua kalonin esesëve gjermanë për krimet monstruoze, si dhe arrestimi dhe dënimi politik i drejtuesve kryesorë të Partisë së Punës së Shqipërisë, sipas rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare, për genocid dhe krime të tjera politike. Pasi të ndodhnin këto dy veprime nga ana e qeverisë me mbështetje mbarëpopullore, të vazhdonte me abrogimin e ligjit famëkeq dhe tejet komunist 7501, i vendosur më 1991 nga qeveria komuniste, që shkelte në mënyrë flagrante të drejtat legjitime të ish-pronarëve për tokat e grabitura me forcë nga shteti antiligjor i ardhur me fuqinë e armëve.
Këto nuk ndodhën... Edhe ato pak dënime me burg që u bënë për krerët drejtues të Partisë së Punës u sajuan jo për ato çka kishin bërë, por për ato ç’ka ata nuk kishin bërë. Pra, nuk morën dënimet morale dhe fizike për krimet monstruozet të bëra në kohë paqeje, gjatë 45 vjetëve, por u dënuan për abuzime me kafetë që kishin pirë më tepër ngase ua lejonte ligji i kohës...
Që këtu filloi banaliteti i trajtimit politik i historisë së diktaturës komuniste dhe i asaj që po krijonte qeveria e re opozitare-demokratike... U lanë të lirë kriminelët të strukeshin përkohësisht nëpër qoshet e errëta të Shqipërisë, bira të cilat ata i njihnin më mirë se cilido, apo të fshiheshin jashtë vendit, nëpër shtetet me predispozita antishqiptare, me qëllim për të pritur kohën e qeverisjes “as demokraci, as komunizëm”, për veprime subversive, të sigurt tashmë se s’do të ishte e largët dita kur, së bashku me pinjojtë e tyre të arsimuar, me hir ose me pahir, do të riktheheshin në pushtet....!!!
Një shprehje e popullit thotë: “Babai i mirë vlerësohet nga ajo çfarë u lë fëmijëve prapa”. Me të drejtë, shqiptarët pyesin sot: “Ç’lanë prapa partitë e ashtuquajtura demokratike, antikomuniste, pas 14 vjetësh qeverisjeje në këto 23 vjet pluralizëm?” Lanë pronarët e shpronësuar me dhunë nga diktatura dhe kulakët po aq të varfër e të paintegruar, siç ishin para 1992-shit, edhe pasi hyri në fuqi Kushtetuta e 1998-tës, që ua njihte të drejtën e pronës së blerë, të trashëguar, apo të dhuruar, para vitit 1944.
Lanë klerikët pa pronat e tyre të tjetërsuara nga regjimi komunist dhe, mbi të gjitha, lanë ortodoksët shqiptarë pa të drejtën e tyre për të pasur Kishën Autoqefale, të ndërtuar me sakrifica nga liderët e shquar të shqiptarizmës. Lanë të burgosurit dhe të internuarit politikë të padëmshpërblyer dhe të paintegruar në shoqëri...
A nuk janë elementë kryesorë të Shtetit Ligjor këto?
Lanë Enver Hoxhën, diktatorin më të egër në historinë shqiptare, me të gjitha atributet dhe dekoratat e marra për luftën kolaboracioniste me serbët dhe rusët, si dhe për diktaturën e terrorin e ushtruar, pas luftës, mbi bashkëkombësit e tij.
Flitet shpesh për liderët që bënë historinë e kapërcimit të Shqipërisë nga diktatura në pluralizëm, në vitet ’90, se gjasme kryen një vepër të madhe, pasi qenë ata që shmangën luftën civile, e cila parashikohej e përgjakshme.
Ndërsa, po të kishin vendosur Shtetin Ligjor, i cili do të dënonte padrejtësitë dhe krimet e bëra në diktaturë, sipas politikanëve dhe analistëve të përhershëm nëpër panelet e debateve politike, do të ishte shkaktuar një fatkeqësi tjetër më e madhe. E, fakti që tek asnjë parti nuk ekzistojnë ende në programet e tyre elektorale, elementë kryesorë të Shtetit Ligjor, të domosdoshme për vendosjen e një ekonomie formale dhe respektimit të të Drejtave të Njeriut, tregon se vazhdon qëllimi për ta mbajtur peng Shqipërinë, e cila lundron mbi një anije të shkatërruar, ku ligjin e bëjnë të fortët, të pasurit e paligjshëm dhe të tremburit nga e kaluara e tyre mëkatare.
Nëse shqiptarët nuk e kanë kuptuar se, edhe pas 23 vjetësh, nuk kanë mundur të formatojnë shtetin e tyre ligjor, të domosdoshëm për t’u integruar, së pari, me njeri-tjetrin, pastaj me Europën, pas një lufte të gjatë,
gjysmëshekullore të shkaktuar artificialisht nga ideologjia komuniste, me dëme të mëdha njerëzore, vlera morale dhe materiale, vendi nuk ka për të gjetur qetësi dhe varfëria do të vazhdojë të jetë gangrenë e përhershme për pjesën më të madhe të tyre.
Janë mashtrues dhe hileqarë ata që trumbetojnë paqen sociale pa shtetin e së drejtës. Pa “shkuar haka tek i zoti” dhe “pa u dënuar krimet e komunizmit”, shqiptarët nuk do të integrohen me njeri-tjetrin, as edhe me Komunitetin Europian. Bashkimi me Europën nënkupton Shtetin Ligjor, kupton lirinë paqen dhe mirëqenien sociale. Ata që nuk e duan Shtetin Ligjor janë pikërisht ata që vendosin vazhdimisht shkopinj nën rrota për të mos u integruar me Europën...
Lum ajo gjeneratë e këtij populli, që do të jetë e zonja të vendosë: “Më mirë me Shtetin Ligjor, se sa mbi një anije piratësh që endet kuturu!”
Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com