Shqipëria, e vetmja që ble patatet
e Kosovës, jo më Serbia 

PRISHTINË - Prodhuesit e patates në Kosovë këtë vit mund të ndihen më komodë, sepse tregu i shitjes duket se është i garantuar.

Skenat tmerruese, kur patatet u hodhën nëpër kontenierë dhe përskaj lumenjve, duke se nuk do të përsëritën më, sepse tregu në Kosovë dhe në Shqipëria është i garantuar.

 
Kështu të paktën shpresojnë kultivuesit e patates në Kosovës. Këtë vit thonë se edhe rendimenti është më i mirë.
 
Ndërkaq, Serbia që ishte alternativë e grumbullimit të patateve, të cilat nuk i pranonte tregu shqiptar, sipas tyre këtë vit nuk ka nevojë për patate e Kosovës.
 
Çmimi aktual për një kilogram patate, siç raporton Tribuna, me shumicë sillet nga 20 deri 26 cent. Kurse, në tregun me pakicë ai është nga 60 deri 80 cent për kilogram.

Vitin e kaluar bujqit ishin ballafaquar me problemin e shitjes së patates. I vetmi treg për eksport të saj ishte Shqipëria.
 
Megjithatë, çmim në tregun e pakicës konsiderohet shumë i lartë për qytetarët e Kosovës, rreth 40 për qind e të cilës janë të papunë.

Vitin e kaluar problemi me shitjen e patates vendore u shkaktua, pasi në tregun e Kosovës u sollën patate nga vendet tjera me çmime shumë më të lira. 

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen