Kombëtarja e Shpresave ka humbur përballë ekipit të Spanjës 0-2. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një ndeshje pozitive në stadiumin ‘Ruzhdi Bizhuta’ dhe golat kanë ardhur vetëm si pasojë e gabimeve.
Spanja ka qenë larg paraqitjes së përhershme dje duke mos arritur që të dalë në lojën e saj, kjo për meritë të kuqezinjve që ishin rreshtuar mjaft mirë. Pjesa e parë e ndeshjes është mbyllur me rrjeta të paprekura, për Shqipërinë ka rënë në sy paraqitja e mesfushorit të talentuar që luan më PAOK, Kace.
Spanja e qarkullon më mirë topin, por Shqipëria arrin të krijojë situata të vështira në portën e Pachecos si në minutën e 43 me Kotobellin, goditja e të cilit përfundoi jashtë. Pjesa e parë mbyllet me një moment të vështirë në portën tonë, me sulmuesin e Realit të Madridit, Morata, që nuk arrin të konkludojë. Akti i dytë i sfidës ka filluar me presion nga miqtë që kërkonin golin e avantazhit dhe fitoren e radhës në Shqipëri.
Kuqezinjtë në minutën e 66’ dorëzohen përballë presionit mik dhe gabojnë me një pasim në mesfushë. Kombinimi jo i sakë mesKaces dhe Bathës ishte deciziv, teksa spanjollët përfitojnë me Sergio Roberton që lidhet në sulm duke e kapur mbrojtjen në befasi. Sulmi konkretizohet nga Muniain, por merita e golit është e Sergio Robertos.
Pas golit kuqezinjtë e Gegës të pafuqishëm për të reaguar tërhiqen duke u kujdesur që të mos pësojnë golin e dytë dhe me shpresën për të barazuar në minutat e mbetura, por 2 minuta nga fundi pësojnë edhe golin e dytë që ishte përsëri një dhuratë e shëndërruar në gol nga Deulofeu. Pas kësaj ndeshje Shqipëria mbetet në kuotën e 3 pikëve në fundin e rënditjes me vetëm një fitore të arritur.
Në këtë fushatë kualifikuesesh, Shqipëria U-21 ka për të luajtur edhe një ndeshje, në transfertë me Austrinë. Teksa Spanja në 6 ndeshje të zhvilluara ka marrë pikët e plota, 18 duke udhëhequr grupin me meritë të plotë. Ndërsa Shqipëria nuk është ndarë nga vendi i fundit edhe këtë herë duke lënë shumë për të dëshiruar.
/Shqiptarja.com