Qeveria shqiptare vendos që të japë armatime pa shpërblim për Britaninë e Madhe, duke e konsideruar këtë pjesë e kontributit për forcat aleate me armatime të tepërta. ​Kështu, ne mbledhjen e djeshme qeveria në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit për pushtetet e autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura me propozimin e ministrit të Mbrojtjes vendosi dhënien e armatimit, pa shpërblim, Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe e Irlandës së Veriut, të hequr nga armatimi dhe përdorimi, që është i tepërt dhe jashtë nevojave të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, si kontribut i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të
bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sipas llojit dhe sasisë së përcaktuar në listën përkatëse. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.