Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, mori pjesë në takimin e ministerialit të zhvilluar të enjten në Bruksel. Ky ishte takimi i parë i Ministrave të Mbrojtjes së vendeve aleate, që pas Samitit të Uellsit, në shtatorin e vitit të kaluar.
Takimi u hap me diskutimet rreth vendimeve të marra në Uells dhe me shikimin drejt Samitit te Varshavës në 2016, për t’u fokusuar më tutje me planet e veprimit për gadishmërinë.
Një çështje e rëndësishme që u diskutua ishte komisioni NATO-Gjeorgji, ku i pranishëm ishte edhe Ministri gjeorgjian i Mbrojtjes. Gjatë këtij sesioni u diskutua mbi kontributin e madh që po jep aktualisht Gjeorgjia në “Resolute Support Mission” në Afganistan, si kontribuesi i dytë më i madh jo aleat. Shqipëria u angazhua se do të jetë e pranishme ne misionin e NATO-s ne Gjeorgji.
Gjendja e krijuar në lindje dhe jug të kufijve të Aleancës, ishte tema tjetër e diskutimeve gjatë këtij ministeriali. Zhvillimet politiko – ushtarake në Rusi dhe Lindjen e Mesme kërcënojnë në mënyrë të vazhdueshme sigurinë e vendeve anëtare. Si rrjedhojë përforcimi i masave të marra gjatë Samitit të Uellsit është e vetmja përgjigje e NATO-s.

Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli, në fjalën e saj, rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur dhe të menjëhershme të Shqipërise ndaj të gjitha kërkesave të NATO-s. Ne jemi këtu për t’u përgjigjur vendimmarrjeve Politiko-Ushtarake të Aleancës.
Ajo siguroi që Shqipëria po ndërmerr hapa të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve operative të Forcave të Armatosura për të rritur aftësinë për t’u përgjigjur situatave të ndryshme dhe për t’i ardhur në ndihmë Aleancës. Gjithashtu, bëri të sigurt që, Shqipëria i njeh Ukrainës dhe Gjeorgjisë kufinjtë që njeh NATO dhe OKB.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com