Shqipëria ka kaluar testin e parë në mënyrën më të mirë për vitin 2014 me një fitore bindëse përballë ekipit të Maltës me rezultatin 2-0. Edhe pse ndeshja ishte miqësore, kuqezinjtë luajtën me mjaft grindë dhe forcë në stadiumin ‘Niko Dovana’ të Durrësit.
Ndeshja mund të përmblidhet me supergolin e shënuar nga Alban Meha nga rreth 30 m me një parabël nga mesi i fushës. Miqësorja nuk nisi në mënyrën më të mirë për ekipin e drejtuar nga Gianni De Biasi, pasi në minutat e para gaboi duke i dhënë mundësinë Mifsud të realizonte në portën e Berishës, por goditja përfundoi jashtë. Gabimi duket se zgjoi kuqezinjtë që u motivuan në vazhdim duke dominuar fushën me Mehën, Ramën, Bashën, Kaçen dhe Hykën.
Në minutën e 26 Meha harkon bukur një top në zonë nga këndi duke gjetur saktë Bashën, i cili gjuan duke ndalur sferën në rrjetë. Në minutat në vazhdim deri te përfundim të 45’ së parë, kuqezinjtë tentuan disa herë me Kaçen me gjuajtje nga distanca, Kapllanin dhe Hykën, por pa mundur të gjejnë kuadratin.
Akti i dytë fillon me Mehën me një goiditje të lirë që tentonte të realizonte me gjuajtje të lirë, teksa Malta ishte tërësisht e mbyllur pas presionit të vendasve dhe tifozerisë kuqezi që kishte mbushur shkallët e stadiumit. Teksa i gjithë stadiumi thërriste emrin e Mehës për lojën e mirë që po zhvillonte, mesfushori në ecje e sipër nga 30 metra realizon një gjuajtje ‘alla Juninho’ duke dërguar topin në rrjetë, portierit i mbetet vetëm të shikojë mrekullinë.
Deri në fund të lojës, Shqipëria mund të kishte bërë poker, por shtylla i mohoi dy gola.
Pas ndeshjes trajneri De Biasi u shpreh i kënaqur me lojën e ekipit, teksa vlerësoi paraqitjen e futbollistëve të mesfushës, mbi të gjithë Mehën për golin dhe Bashën.
U-21, kuqezinjtë mundin Austrinë
Kombëtarja U-21 ka arritur një fitore historike në Graz kundër Austrisë me rezultatin 1-3. Golat për ekipin e drejtuar nga Skënder Gega u shënuan Gavazaj, Shkurtaj e Shala.
Kjo ishte ndeshja e fundit për shumë futbollistë të ekipit U-21. Fitorja vlen vetëm për statistika për ekipin e Gegës. Shqipëria luajti me: Strakosha, Fejzullahu, Premçi, Gjokaj, Hysaj – Batha, Taipi (63′ Beqja) – Shala (75′ Hyseni), Morina, Gavazaj (79′ Imami) – Shkurtaj.
/Shqiptarja.com