Ministria e Punëve të Jashtme, përmes zyrës së shtypit ka shprehur qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë lidhur me ngjarjet e fundit në sulmin e ambasadës së Britanisë së Madhe.
“Ministria e Punëve të Jashtme ndjek me shqetësim zhvillimet në Teheran, ku turma njerëzish kanë pushtuar zyrat e ambasadës britanike dhe rezidencës së Ambasadorit, në shkelje flagrante të ligjit dhe konventave ndërkombëtare.
Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë këtë akt të papranueshëm, në kundërshtim me praktikat dhe ligjet ndërkombëtare për rregullimin e marrëdhënieve midis shteteve. Ajo i bën thirrje Qeverisë së Iranit për të ndërrmarrë masa të menjëhershme për të respektuar detyrimet sipas legjislacionit ndërkombëtar dhe për të siguruar funksionimin normal të përfaqësisë diplomatike të Mbretërisë së Bashkuar në Teheran”, përfundon deklarata.
/Shqiptarja.com