Shqipëria ka mbyllur Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë. Ashtu sikur pritej ekipi kuqezi nuk ka arritur që të lerë gjurmë në këtë Olimpiadë, duke shkruar vetëm emrin si pjesëmarrëse dhe asgjë më shumë.

Pas dëmtimit të Erjon Tolës sytë e shqiptarëve ishin përqendruar te Suela Mëhilli, por as kjo nuk e fundit nuk mundi të shkonte përtej pritshmërive.

Pas prezantimit të dobët në garën e parë në Slalom gjigant  që u rendit në vendin e 60­të, Mëhilli u skualifikua edhe në garën e dytë, këtë herë në raundin e parë në disiplinën Slalom.

Mëhilli e përfundoi garën në raundin e parë në vendin e 56, 18 sekonda më shumë  se amerikania Shifrin. Sipas gjyqtarëve të garës shqiptarja bëri një gabim teknik në portën 4 duke e skualifikuar.


d.b/shqiptarja.com