Shqipëria merr një tjetër goditje
pas eliminimit, -13 vende në FIFA

Shqipëria ka marrë edhe një tjetër goditje në fund të këtyre eliminatoreve të Brazilit, pasi në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA ka zbritur 13 vende.

Humbjet radhazi me Slloveninë, Islandën, Zvicrën dhe barazimi pa shumë vlerë me Qipron kanë bërë që kombëtarja shqiptare të humbasë shumë nga renditja botërore e ekipeve kombëtare.

Tashmë nuk jemi më të 37, ashtu sikur ishim pak muaj më parë, por nuk jemi ngjitur as një shkallë më lart në renditjen në grup, pasi jemi përsëri të parafundit.

Duhet të kënaqemi, sipas De Biasit vetëm me golat e pësuar, pasi jemi të dytët pas ekipit të parë që u kualifikua.

Spanja vazhdon të jetë në krye të tabelës duke lënë pas Gjermaninë dhe Argjentinën, ndërkohë që surpriza e këtij muaji mund të quhet Belgjika dhe Zvicra, të cilat renditen në vendin e pestë dhe të shtatë duke lënë pas emra të mëdhenj si: Itali, Holland dhe Angli.

Brazili i Luiz Felipe Scolarit nuk renditet as në Top 10 po duhet të kënaqet me vendin e 11, ndërsa Franca renditet vetëm e 21-ta.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen