TIRANE- Marrja e presidencës së KiE nga Shqipëria nga maji deri në nëntor të 2012 solli sot në Tiranë përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të KiE-së, Gérard Stoudmann. Në takimin me shefin e diplomacisë,njëkohësht zv kryeministrin Edmiond Haxhinasto, të zhvilluar sot paradite në Ministrinë e Jashtme, i ngarkuari me Zhvillimin Organizativ dhe Reformën e KiE-së, zoti Stoudmann deklaroi se Këshilli Europian mirëpret marrjen e presidencës së KiE nga Shqipëria.
“Këshilli i Europës mirëpret presidencën e ardhshme të Shqipërisë, sespe vjen në një moment kyç, dhe shënon hap të rëndësishëm në rajon. Prandaj nëse cdo gjë shkon mrië, Kjo situatë do të jetë me fitim për të gjitha palët”
Ministri Haxhinasto nënvizoi se në takim me përfaqësuesin e KiE është diskutuar situata aktuale politike dhe hapat që duhet të ndërmarrë vendi në plotësimin e rekomandimeve të Europës. “ Prioritet mbeten reforma zgjedhore, reforma parlamentare dhe miratimi i ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.”- tha Haxhinasto.
Shefi i diplomacisë shqiptare shtoi se në takim është diskutuar dhe për veprimtarinë e zyrës së Këshillit të Europës, dhe është parë mundësia që asistenca teknike e kësaj zyre të ndihmojë në realizimin e programeve për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com