Shqipëria mund të përfaqësohet
me 6 sportistë në Lojërat Olimpike

Shqipëria mund të përfaqësohet<br />me 6 sportistë në Lojërat Olimpike
Shqipëria mund të përfaqësohet në Lojërat Olimpike në Brazil pas pak ditësh me 6 sportistë. Aktualisht 5 janë zyrtarisht në Lojërat Olimpike, ndërsa sot në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar ka ardhur një ftesë për peshëngritësen Evangjeli Leli për të marrë pjesë, por akoma nuk është zyrtarizuar asgjë.
 
Presidenti i KOKSH, Viron Bezhani sqaron në një prononcim për Shqiptarja.com se "Sot erdhi ftesa për peshëngritësen dhe ia kemi përcjellë Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes për ta konfirmuar. Pra duhet konfirmimi i Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes për të zyrtarizuar sportisten e 6 në Lojërat Olimpike. Jemi në pritje"tha ai.
 
Nëse Evangjeli Leli do të konfirmohet atëherë në ekipin kombëtar në Lojërat Olimpike do të jenë 2 peshëngritës, por shpresat për medalje janë vetëm te Luiza Gega.



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur