Shqipëria në BE me prodhime
bujqësore “Bio”

Shqipëria në BE me prodhime<br />bujqësore “Bio”
TIRANE - Shqipëria mund të konkurojë në tregjet e Bashkimit Europian me prodhime bujqësore “Bio” të çertifikuara.

Ekspertë dhe prodhues të këtij sektori në partneritet me ministrinë e Bujqësisë dhe projektin Slovak Foreign Policy Association, diskutuan të hënën në Tiranë, për adaptimin dhe zbatimin e kërkesave të BE-së që duhet të plotësojnë produktet “Bio” shqiptare, për të hyrë në BE.

Gledis Gjipali, drejtor ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri (EMA) u shpreh se, shanset dhe përfitimet që duhet të kemi nga bujqësia organike janë të mëdha. Në një kohë kur në të gjithë botën, por edhe në Shqipëri, po rritet interesi për produkteve organike, duhet të sensibiliziojmë institucionet për t´i dhënë një spunto industrisë dhe tregut të këtij prodhimi.

Në Shqipëri, ka mjaft iniciativa për shtimin e sipërfaqeve me produkte bio, po të kemi parasysh edhe qindra hektarë me gështenjë e bimë mjekësore, por sipas kreut të KASH-it, Agim Rrapaj, një pjesë e mirë e prodhimit është ende e paçertifikuar.

“Shqipëria i ka të gjitha potencialet për të qenë një vend organik dhe kjo duhet shfrytëzuar, krahas ngritjes së institucioneve çertifikuese”-tha Rrapaj.
Sot bujqësia organike sa vjen e bëhet edhe më e rëndësishme jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën.

Sali Metani, përfaqësues i dikasterit te Bujqësisë, i pranishëm në këtë takim tha se, “Bujqësia Organike është një sektor i qartë për të promovuar dhe realizuar prodhimin bujqësor me ndikim sa më të vogël në mjedis dhe i shëndeshëm për konsumtaorin”.

Përshtatja e Shqipërisë me standardet e cilësisë sipas BE-së, është e nevojshme, pasi bujqësia është një ndër sektorët e rëndësishëm, standartet e të cilit janë kusht për integrimin e vendit në BE, u shpreh ai, ndersa theksoi se, objektivi strategjik i Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe institucioneve të tjera me detyra në këtë fushë, është garantimi i rritjes së sasisë dhe cilësisë së prodhimit organik.

Po ashtu, neni 95 i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit përcakton se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian do të ketë si synim modernizimin dhe ristrukturimin e bujqësisë shqiptare dhe sektorit agro-industrial, si dhe mbështetjen për përafrimin gradual të legjislacionit shqiptar dhe praktikave me rregullat dhe standardet komunitare. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu

Agravon debati mes Julit dhe Eglës: Je një pise femër, shko urgjent dhe çlirohu