Shqipëria thuajse ka siguruar pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Futbollit që do të zhvillohet në Francë në verën e vitit 2016.
Autogoli i ekipit armen dhe goli i Xhimshitit ka emocionuar dhe liderët politik të cilët kanë komentuar ndeshjen në rrjetet sociale.
Kryeministri, Edi Rama ka postuar një foto ku tregohet momenti i golit të Xhimshitit që e shoqëron me fjalët: Pa koment.
Ndërsa presidenti, Bujar Nishani e ka cilësuar fakt të kryer kualifikimin për në Euro 2016 duke i uruar ekipit “rrugë të mbarë në Evropian”.
Ndeshjen e ka komentuar edhe ish-kryeministri, Sali Berisha i cili e konsideroi golin e Xhimshtit si “golin e historisë”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com