Pas afirmimit të përfshirjes së vendit tonë në gazsjellësin Trans Adriatic Pipeline (TAP), që së shpejti fillon punën për ndërtimin, ka shanse që në territorin e vendit tonë të kalojë degëzimi i një linje të dytë ndërkombëtare. Këtë e njofton gazeta greke “To Vima”. Sipas saj, i ngarkuari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Energjinë Amos Hochstein do të prezantojë brenda dy javëve të para të muajit maj një propozim amerikan për një projekt alternativ të një gazsjellësi të ri, me një shtrirje tubacionesh, që të përfshijë Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Kjo vjen ndërkohë që grupe negociatore nga Rusia, Turqia, Serbia, Greqia, Maqedonia, Hungaria dhe - me shumë gjasa - edhe nga Austria do të takohen gjatë këtij muaji në Athinë për të diskutuar mbi projektin rus për gazsjellësin që do të kalojë nëpër këto vende. Sipas ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, investimi, që do të shtrihet në territorin grek, kap shifrën e 2.5 miliardë dollarëve dhe financimi mund të sigurohet nga kompani dhe banka perëndimore.
Gazeta “To Vima” shkruan se ajo çka Greqia do të marrë si paradhënie nga Rusia në rast të ndërtimit të këtij gazsjellësi janë rreth 5 miliardë dollarë.
Greqia vijon të luajë me dy porta. Këto deklarata shefi i diplomacisë së Athinës i bëri pas një vizite 5-ditore në Uashington. Normalisht, SHBA po përpiqen të ruajnë një Greqi brenda strukturave evropiane dhe atlantiko-veriore. Athina, nga ana tjetër, nuk mungon të luajë kartën e përkatësisë ortodokse, sado të largët, me Rusinë e Putinit, çka nuk tremb seriozisht Brukselin apo Uashingtonit, por, gjithsesi, ve në lëvizje perëndimorët për arsye gjeopolitike.
Shqipëria ka shansin tjetër të madh, pas TAP-it, të jetë sërish në qendër të projekteve madhore të hidrokarbureve. Jo për meritë të saj, por të pozicionit gjeostrategjik. Një shans i tillë mund të minohet vetëm nga një situatë konfliktuale, që po shoqëron gjithnjë e më shumë fushatën elektorale, pa nisur ende zyrtarisht. Le të shpresojmë që ndërkombëtarët të vijojnë të gjykojnë se sherret tona politike dhe ndonjë karrike e hedhur në mitingje nuk janë të tilla gjëma, që të pengojnë investime serioze.
Kemi 25 vjet që shpresojmë…
Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com 8 Maj 2015
Redaksia Online
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com