Pas humbjes me Islandën dhe në prag të ndeshjes së radhës me Slloveninë që kuqezinjtë do të zhvillojnë më datë 16 tetor në kampin kuqezi ka rënë optimizmi.
Humbja me Islandën ka shkaktuar një “shoc-k” psikologjik. Askush më parë nuk e mendonte një humbje, por tashmë të gjithë mundohen të lënë pas krahëve atë që ndodhi duke menduar për ndeshjen me ballkanasit.
Edgar Çani dhe Mërgim Mavraj premtojnë kthesën përballë sllovenëve. Kjo ndeshje do të jetë për gjithçka ose asgjë për ekipin shqiptar, nëse do të humbim do të shuhen shpresat përfundimisht për kualifikim, por nëse fitojmë do të jemi në valle për kualifikim, por me shanse minimale.
Mërgim Mavraj deklaron se nuk e meritonin humbjen me Islandën, megjithatë Mavraj shprehet se përballja me Slloveninë do të jetë ndryshe, më bindëse dhe do të konkludojë me marrjen e tre pikëve.
Një gjë të tillë e thotë edhe autori i golit të vetëm me Islandën, Çani, i cili pritet që të jetë titullar me Slovenët, ndërsa dilema lidhet me partnerin në sulm.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com